Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së. Të pranishëm ishin 11 deputetë dhe Roland Bejko, kandidat për kryetar bashkie në Tiranë.
Deputeti Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes u shpreh se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.
Teksa përgatitet për fushatën për zgjedhjet e 14 majit, pas grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj do të mbledhë në orën 13:00 kryetarët e degës të Tiranës, në orën 15:00 Kryesinë, në orën 17:00 kandidatët për Këshilltarë Bashkiakë, në orën 18:00 Këshilli Kombëtar i Tiranës.
Deputetët e pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar
1.Enkelejd Alibeaj
2.Gazment Bardhi
3.Arbi Agalliu
4.Lefter Geshtenja
5.Flutura Acka
6.Merita Bakiu
7.Eralda Tase
8.Selaudin Jakupllari
9. Zheni Gjergji
10.Andi Ulliri
11.Jorida Tabaku
Deputeti Arbi Agalliu në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, u shpreh se ai do të mbështesë vetëm kandidatët që mbajnë logon e PD-së.
‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Agalliu.
po ai legeni burrelit
Përgjigju