“E rëndësishme në qëndrimin tonë është që investimet publike do rriten me 42 % ndaj 2017 dhe buxheti do garantojë ecurinë e reformave themelore, që nga ajo ne drejtësi tek reforma e administratës publike, administrative territoriale dh reforma ujit. Po ashtu parashikimi për të ardhurat, të cilat sipas projeksioneve tona do të tejkalohen, është që në 2018 të kemi një rritje 6.3%.”, tha Rama.
Kryeministri tha ndër të tjera se buxheti është katërfishuar në raport me 4 vite më parë.
“Dëshiroj që përmes jush të përsëris apelin tim për të gjithë sipërmarrësit që të na vënë në provë. Që të përdorin avokatin e tyre brenda në qeveri që është ministrja e shtetit për siëprmarrjen. Sot kjo temë i kushtohet mbledhjes së buxhetit një teme madhore. Rritja ekonomike ka një përshpejtim relativ, në raport me një vit me pare. Sot jemi në një rritje katërfish nga ajo e katër viteve më parë. Ne do të vazhdojmë ti thelliojmë reformat të bindur se është e vetmja rrugë”, tha Rama.
Rama e vuri edhe njëherë theksin tek përmirësimi i komunikimit me të gjithë sipërmarrësit, të vegjël a të mëdhenj. Kreu i qeverisë tha se ministrja e Shtetit për sipërmarrjen, Sonila Qato, do të shërbejë si avokate për sipërmarrjen, duke u siguruar që çdo kompani të mos cënohet nga askush.
“Dua të nënvizoj se jemi të prirur të përmirësojmë komunikimin me sektorët e tregut. Ndërveprimi mes nesh mund të jetë më efektiv dhe efikas. Jemi këtu për të mbrojtur botën e sipërmarrjes, për të qenë avokatë të saj, për të vënë në lëvizje përmes Ministrisë së Shtetit, ministrin përkatës për çdo lloj problemi. Kemi trajtuar 49 raste komunikimi të drejtëpërdrejtë të një sipërmarrje me qeverinë, disa janë zgjidhur disa janë në proces.", tha Rama.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com











