Mblidhet Këshilli i Integrimit, Balla: Kuvendi urë lidhëse, nuk mjafton vetëm vullneti ynë për të hyrë në BE, duhet bashkëpunim mes palëve

Mblidhet Këshilli i Integrimit, Balla: Kuvendi urë lidhëse, nuk mjafton vetëm vullneti ynë për të hyrë në BE, duhet bashkëpunim mes palëve

Taulant Balla dhe Rudina Hjadari në Këshillin e Integrimit

Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, Taulant Balla tha se Shqipëria ndodhet shumë pranë marrjes së vendimit për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare dhe  se Kuvendi ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit dhe KKIE është një shprehje e këtij roli.

Balla tha se nuk mjafton vetëm vullneti i mazhorancës apo qeverisë për integrimin europian, por kërkoi nga gjithë aktorët politikë që të jenë bashkë në këtë proces.

Sipas Ballës, Plani i Masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i BE-së ne mars te këtij viti duhet të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjitha institucionet e përfshira, të cilat do të duhen të raportojnë në Parlament në lidhje me punën e bërë në drejtim të realizimit të detyrave të lëna.

"Jam veçanërisht falenderues për takimin e sotëm për shkak të momentit në të cilin ndodhet Shqipëria në rrugëtimin e saj drejt BE-së. Jemi në prag të publikimit të raportit nga Komisioni Evropian për Shqipërinë dhe po ashtu te marrjes së vendimit për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ketij keshilli I takon te percjelle  nje  mesazh që Shqiperia vazhdon të jetë i ankoruar në projektin historik, pikërisht atë të integrimit në familjen evropiane. Dhe Kjo vendosmëri duhet të shoqërohet me një vetëdije të fortë në lidhje me sfidat që na presim dhe qe ne te gjithe ketu duhet të jemi gati për ti përmbushur per sektorin qe mbulojme. Të njëjtin synim ka edhe dokumenti për të cilin jeni ftuar të gjithe se bashku te diskutojnë  dhe për të cilin do të kërkoja vëmendjen e anëtarëve të këtij Këshilli për shkak se kontributi i tyre ka qenë i vyer dhe i pazëvendësueshëm në arritjen e këtij version përfundimtar të Planit të Masave që kemi sot. Kuvendi prej vitesh ka shërbyer si urë lidhëse mes aktorëve të përfshirë në procesin e integrimit dhe KKIE është një shprehje e këtij roli. Inkurajoj që në këtë faze sa historike po aq edhe sfiduese edhe delikate për vendin të nxisim zhvillimin e takimeve intensive në kuadër të KKIE apo edhe të Komisionit të Integrimit Evropian qe drejtohet po ashtu nga zonja Hajdari,  për të përmushur detyrimin tonë ligjor në raport me procesin e integrimit. Kuvendi do të monitorojë zbatimin e Planit të Veprimit, duke inkurajuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore dhe atyre të pavarura për të përparuar në kërkesat e vendosura nga Këshilli me synim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Do te ishte mire qe secili prej institucioneve te shikonte mire planin sepse ka afate te mirepercaktuara. Integrimi Evropian është një rrugëtim kompleks që kërkon bashkërendimin e shumë aktorëve- qeverisë, Kuvendit, institucioneve të gjyqësorit, partitë politike, shoqërisë civile e deri tek qytetari më i thjeshtë. Nuk mund të pretendojmë dhe më lejoni ta theksoj që është një qasje totalisht e gabuar nëse do të mendonim që vullneti i qeverisë apo vetëm i maxhorancës (nëse doni) do të ishte i mjaftueshëm. Në këtë rrugëtim duhet të jemi sëbashku për të mundësuar avancimin sa më të shpejtë dhe të sigurtë në procesin e integrimit të vendit", tha Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë