Mblidhet këshilli i Integrimit për Reformën Administrative! Tabaku: Korrupsioni s’luftohet me konferenca! Ahmetaj: Sot, administrata publike është larg politizimit
Ecuria në reformën e administratës publike dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian
Ecuria në reformën e administratës publike dhe zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Europian në Raportin e vitit 2021 për Shqipërinë, u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian.
Në fjalën e saj kryetarja Jorida Tabaku, tha se korrupsioni nuk luftohet me konferenca, ndërsa u shpreh se pavarësia politike, punësimi me meritë, përgatitja dhe trajnimi mbeten ende sfidë e vendit.
‘Sot korrupsioni nuk është korrupsion banaqesh. Nuk luftohet me konferenca. Janë punësuar 10 mijë persona gjatë tremujorit të fundit të 2021. Pavarësia politike, punësimi me meritë, përgatitja dhe trajnimi mbeten ende sfidë e vendit. Administrata është dyfishuar dhe në kushtet e buxhetit kjo shifër është shqetësues. Raporti i OSBE-ODIHR ngre shqetësime për punësimin gjatë fushtës elektorale si dhe me përdorimin e aseteve publike. Trajnimi i administratës publike mbetet problematik për procesin e integrimit.’- tha Tabaku.
Teksa prezantoi raportin, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tha se janë krijuar të gjitha Drejtoritë e Integrimit në të gjitha institucionet qendrore.
“Në 2014 është votuar ligji i administratës publike qe ka konsoliduar të gjithë praktikën. Sot përveçse kemi një ligj të detajuar. Që nga mënyra se si merren në punë, si vlerësohen , një ligj organik që është me mbi 84 vota, praktikisht sot administrata është ndryshe dhe është e pamundur të futësh sot në administratën publike nëse nuk kalon procedurat tashmë të konsoliduara të marrjes në punë. Kanë qenë 1500 vende bosh në administratën publike dhe vlerësimin e bën administrata, mund të ketë vende bosh, por është një proces në vazhdimësi”, tha ai.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:55
Patronazhistët/ Ahmetaj përplaset me Alibeaj në komisionin e Integrimit: Mos më thirr mua Beni, jam këtu si zv.kryeministër
Çështja e patronazhistëve, rikthehu sërish debatin në Komisionin për Integrimin Europian, teksa po diskutohet për Reformën Administrative. Alibeaj tha i kërkoi një përgjigje për këtë çështje zv.kryeministrit Ahmetaj duke e ironizuar dhe thirrur ‘Beni’.
Alibeaj: Çështja e patronazhistëve, pra të dhënat e nxjerra përpara 25 prillit ku kanë folur nga Brukseli deri në Washington. Një çështje që ka damkosur sjelljen e shteti shqiptar ndaj të dhënave sensitive. Për këtë dua përgjigje nga zëvndëskryeministri, jo nga Beni.
Ahmetaj-Alibeaj: Stop me atë referencë, mos më fol me atë gjuhë mua. Mos më quaj Beni, jam këtu si zëvendës kryeministër.
Eshte e pabesueshme qe PD dhe Alibej Jorida dhe te tjere, pa folur per Saliun,qe e imitojne te gjithe,mund te vije ne pushtet me karten morale e cila eshte e djegur ne Shqiperi dhe sidomos ne PD! Kush i ka bere vjedhjet dhe vrasjet me te medha ne Shqiperi!PD eshte Parti hajdutesh dhe kriminelesh! E gjora Joride,sa budallacke qe eshte?!
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
T'i mbyllë
80.7%
Vendos filtra
16.4%
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
Eshte e pabesueshme qe PD dhe Alibej Jorida dhe te tjere, pa folur per Saliun,qe e imitojne te gjithe,mund te vije ne pushtet me karten morale e cila eshte e djegur ne Shqiperi dhe sidomos ne PD! Kush i ka bere vjedhjet dhe vrasjet me te medha ne Shqiperi!PD eshte Parti hajdutesh dhe kriminelesh! E gjora Joride,sa budallacke qe eshte?!
Përgjigju