Këshilli Politik diskutime për listat e hapura 100%! Gjiknuri kërkon modele për propozimet e PD-së, Bylykbashi: Jua dhamë, por si pranuat

Pasditen e sotme është mbledhur sërish Këshilli Politik për diskutimin e propozimit të PD për hapjen e listave 100 % por me kusht që të mos preken koalicionet parazgjedhore. Palët dolën më të ndara se kurrë edhe pse të treja janë pro hapjes së listave.

Për mazhorancën e përfaqësuar nga Damian Gjiknuri PD-LSI duhet të sjellë modele të propozimeve që kërkon dhe të ulen t'i diskutojnë se si mund të implemnetohen, por për Oerd Bylykbashin në tryezë u dhanë shumë modele, por që nuk u pranuan.

"Belgjika, Holanda, Danimarka, Letoni dhe Italian  janë një sërë modelesh. Presim reflektim nga mazhoranca, është çështje e këshillit politik dhe duhet trajtuar me konsensus dhe gjithëpërfshirje dhe për aq kohë sa nuk kërcënon 5 qershorin", tha Bylykbashi

Në lidhje me formulën e re të koalicioneve që mazhoranca do të miratojë më 30 korrik, për Gjiknurin nuk ndalon koalicionet pasi palët mund të dalin me një listë të përbashkët, por për opozitën e bashkuar, e gjitha kjo është një lojë e Ramës që të ndryshojë rregullat e lojës për kundërshtarin dhe të ndalojë koalicionet parazgjedhore.

"Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtuese nuk e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar", tha Gjiknuri.

Ndërsa nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka treguar detaje nga mbledhja e Këshillit Politik, ku sipas tij përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri i kishte kërkuar opozitës që të mblidhte 28 firma në Kuvend për ta paraqitur kërkesën e tyre si nisëm ligjore.

E vetmja që duhet se doli e kënaqur nga ky takim ishte Rudina Hajdari e cila u shpreh e lumtur që PD më në fund u bashkua me opozitën parlamentare për listat e hapura 100 % dhe se tashmë ato janë një realitet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:36
Bylykbashi: Rama nuk do listat e hapura, dhamë plot modele por nuk u pranuam nga mazhoranca

Oerd Bylykbashi tha se opozita kërkoi listat e hapura 100% por pa prekur koalicionet, por kjo u hodh poshtë nga mazhoranca. Bylykbashi tha se kjo tregoi edhe njëherë se listat e hapura janë vetëm një alibi e Ramës për të ndryshuar rregullat e lojës për kundërshtarët e tij.

 "Sot opozita e bashkuar bëri prezent debati për ndryshimin për sistemin zgjedhor, qëndrimi i saj i qartë nëse do shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100 % me kusht që formula aktuale për koalicionet dhe ndarjen mandateve brenda koalicionit të mos ndryshojë. Ajo që është e qartë është se Rama listat e hapura i ka një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. Kjo është një aferë e Ramës  në funksion të qëllimit të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij", tha Bylykbashi

Në lidhje me deklaratën e Gjiknurit ku tha se duhen modele për propozimet e opozitës dhe më pas të diskutohen, Bylykbashi u shpreh se në tryezë u dhanë plot modele por që nuk u pranua nga mazhoranca.

'Belgjika, Holanda, Danimarka, Letoni dhe Italian  janë një sërë modelesh. Presim reflektim nga mazhoranca, është çështje e këshillit politik dhe duhet trajtuar me konsensus dhe gjithëpërfshirje dhe për aq kohë sa nuk kërcënon 5 qershorin", tha Bylykbashi

Edhe për Petrit Vasilin, Rama nuk do listat e hapura dhe se Gjiknuri i kishte propozuar që të mblidhnim firmat e 28 deputetëve për ta prezantuar hapjen e listave 100 % si nisëm ligjore.

"Çështja e listave të hapura dhe zelli për të folur për ishin thjeshtë një alibi që kishte të bënte me heqjen koalicioneve në kushtetutën e Shqipërisë. PS është kundër në mënyrë absolute, Gjiknuri propozoi që ne të mblidhnim 28 firma nga deputete që të propozonim nismën ligjore. për 5 qershori nuk u deshën firmat, për listat e hapura na u sugjerua mbledhja e firmave", tha Vasili.

Ora 20:28
Gjiknuri: Amendimet kushtuese nuk e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri pas mbledhjes së sotme tha se nuk do të ndalohet ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore. Ai theksoi se është e rëndësishme që PD u rikthye në tavolinë, edhe pse shumë vonë. Gjiknuri iu drejtua opozitës jashtëparlamentare që të sjellin një model nga vende të tjera e të diskutojnë.

"T'ju jap qëndrimin e përgjithshëm të PS-së.  Është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur edhe nga opozita jashtëpalamentare. Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtuese nuk e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar. PD dhe opozita, u kthye në tavolinë duke humbur kohë. Kanë një muaj që diskutonin diçka që po e përshëndesin sot. Koha nuk mund të ndalojë sa herë PD-së t’i kthehet mendja. Por ndryshimet i shkojnë Kodit. Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicioneve. Kodi zgjedhor i ka mundësitë dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Iu thamë që të gjejnë modele të  vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Në momentin  që miratohen ndryshimet kushtetuese hajde të diskutojmë. Gjithçka është e mundur që shumë shpejt mendimi  të marrë fuqi që jo më pak se 2 të 3. Ka sfida hapja e listave, nuk është kollaj të thuhet u hapën. Kontributi i PD-së do ata bëjë këtë proces më të besueshëm",  tha Gjiknuri.

Ora 20:15
Hajdari: E lumtur për këtë ditë, PD u bashkua me ne për listat e hapura 100 %

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tha se është e lumtur që  erdhi kjo ditë për hapjen e listave që tashmë është realitet. Ajo tha se vlerëson se PD më në fund ka mbërritur tek qëndrimi i i opozitës parlamentare për listat e hapura 100 %.

'Përpjekjet tona të panumërta kemi dy vite që po përpiqemi të bindim PD dhe PD të hapin listat dhe më në fund u arrit. Tani kemi tre pozicione të gjitha janë pro listave të hapura, aq më tepër kur kemi dhe një iniciativë ligjore që garanton listat e hapura në kuvend. Opozita parlamentare kërkon hapjen e listave 100 %, dhe listat e hapura janë një realitete dhe jam e lumtur që PD erdhën tek qëndrimi ynë dhe u bashkuan rreth kësaj kauze të rëndësishme për demokracinë. Jam e lumtur për këtë ditë, tha Hajdari.

Ora 20:05
Pas dy orë e gjysmë diskutimesh përfundon mbledhja e Këshillit Politik

Mbledhja e Këshillit Politik ka përfunduar pas 2 orë e gjysmë diskutimesh për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjedhjet. Propozimi për hapjen e listave 100% u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa PS dhe opozita parlamentare kanë rëndë dakord të hapin vetëm 2/3 e listave dhe 1/3 të jetë e mbyllur për ruajtjen e  kuotës gjinore.

Ora 19:08
Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar në Këshillin politik: Hapje 100% e listave

Propozimet e opozitës se bashkuar në këshill janë zbardhur , ku në thelb është hapja 100% e listave, duke mos prekur koalicionet parazgjedhore. Ata theksojnë se propozimi i PS-së për ndryshime të Kushtetutës që lidhen me zgjedhjet dhunon marrëveshjen e 5 Qershorit. Opozita e bashkuar thotë se duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve, ndryshohen elementët bazë të sistemit zgjedhor.

Qëndrimi i plotë i Opozitës së bashkuar:

1. Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon Marrëveshjen Politike të 5 Qershorit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.

 2. Propozimi i njëanshëm i PS ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor:

 a) Duke hequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar për rrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve;

b) Duke ndryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dhe organizimit elektoral;

c) Duke krijuar mundësinë për ndryshimin e pragut elektoral; dhe

d) Duke futur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit.

 Të gjithë këto elementë janë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve. 

3. Në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, që është standardi i vetëm i gjithë pranuar për zgjedhje demokratike në vendet e Këshillit të Evropës, thuhet shprehimisht se: “Qëndrueshmëria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e procesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë. Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmëria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufijve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim. Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet janë diktuar nga interesat konjukturale politike......Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën në qoftë se këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.

4. Në përputhje me këto standarde ndërkombëtare:

a) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufijve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve;

b) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që lidhen me koalicionet parazgjedhore dhe formulën e ndarjes së mandateve, duke u nisur nga interesat e njërës palë lidhur me konfigurimin politik që është krijuar në momentin para zgjedhjeve të radhës. Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave;

c) Nuk mund të ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat për ndarjen e zonave zgjedhore, (koncepti “Rajone” është i papërcaktuar në ligjin në fuqi dhe heqja e referimit tek ndarja aktuale administrative është e papranueshme dhe e pakuptimtë). Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjen e listave.

 Hapja e listave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicionet janë një mekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuar së bashku dhe për të ruajtur të pa deformuar vullnetin e qytetarëve. Hapja e listave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicioneve apo mënyrën e shpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve, por ka të bëjë vetëm me garën brenda listës së një partie politike.

5. Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

 Për Opozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë e mbyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, siç propozon PS. Kjo do të thotë në praktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Ku është risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro 40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese.

 Për më shumë, kjo do të sillte si efekt që në disa zona me numër të vogël mandatesh, si p.sh. Dibra, Kukësi, Gjirokastra, Berati, etj, vota parapëlqyese e qytetarëve të mos ketë asnjëfarë vlere, ndërsa në disa zona të tjera vota parapëlqyese e qytetarëve të ketë vlerë të kufizuar. Në vetvete kjo krijon pabarazi mes votuesve, disa kanë të drejtë të ndikojnë në përzgjedhje, ndërsa disa të tjerë të mos ndikojnë në përzgjedhje. Disa kandidatë janë të zgjedhur automatikisht, ndërsa disa të tjerë në sistem preferencial.

 6. Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithë përfshirje në Këshillin Politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.

Ora 09:42
'E indinjuar për harresën nga mazhoranca', por Hajdari konfirmon pjesmarrjen: Do jem sot në këshill politik

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka shprehur indinjatën e saj në lidhje me komunikimin e fundit të mazhorancës për këshillin politik. Ajo thotë se mospërfshirja e saj në komunikatë shkon kundër gjithpërfshirjes që është trumbetuar gjatë kësaj kohe. Gjithsesi Hajdari shpreson që kjo të ketë qenë një gabim teknik, ndërkohë që konfirmon pjesmarrjen në këshillin politik të ditës së sotme.

"Te nderuar anetare te Keshillit Politik,

Se pari dua te shpreh indinjaten time per mosperfshirjen ne komunikimin e fundit.

Sic edhe ju e theksoni shpesh ne komunikimet tuaja, gjitheperfshirja e jo perjashtimi duhet te jete themeli i punes se ketij keshilli.

Uroj te kete qene thjesht nje gabim teknik.

Ne emer te opozites parlamentare, rikonfimoj prezencen dhe uroj qe kesaj here te mund te bisedojme per ndryshimet kushtetuese te cilat do te votohen ne seancen e dates 30 korrik, gje e cila nuk ka qene e mundur per shkak te refuzimit te disa prej jush per ta trajtuar kete teme apo kundershtise ndaj ideve te saj.

Sic e kam perseritur dje, por edhe ne cdo mbledhje te keshillit politik, uroj qe, ashtu sic jane bashkuar mbi 80% e shqiptareve rreth perqafimit te idese per hapjen e listave, ta bejme edhe ne në ate tryeze duke treguar se te gjithe jemi ne nivelin e duhur te perfaqesimit dhe dime te leme menjane interesat personale per hir te interesit madhor te shoqerise.

Me respekt,

Rudina Hajdari."

Ora 08:57
Gjiknuri opozitës jashtëparlamentare: Ejani bëni propozimet tuaj për ndryshimet kushtetuese

Nëpërmjet një emaili përfaqësuesi i mazhorancës Damian Gjiknuri thotë se mbledhja e këshillit do të bëhet në orën 17:00 në pallatin e Kongreseve.

Në emailin e dërguar opozitës jashtëparlamentare Gjiknuri thotë se presim që të bëni propozimet tuaj për këtë çështje.

"Ju rikujtoj se në mbledhjen pesë orëshe të datës 21 Korrik, thërritur prej nesh, ju është prezantuar nisma e opozitës parlamentare për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, procedura e ndjekur nga Kuvendi, varianti i dakordësuar dhe miratuar nga Këshilli i Rregullores dhe Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut bashkë me relacionin përkatës. 

Ndonëse dokumenti ka qenë krejtësisht publik, në faqen zyrtare të Kuvendit, ashtu sikurse të gjitha seancat e zhvilluara në komisione kanë qenë të hapura e publike, meqenëse ju deklaruat se ishit në mungesë dijenie, ju dorëzua edhe zyrtarisht një kopje nga sekretaria e Këshillit Politik. 

Në kushtet kur ju pranoni mungesën e propozimeve konkrete të cilat do duhej të ja dërgonit paraprakisht anëtarëve të Këshillit dhe duke vlerësuar gjithësesi gatishmërinë tuaj për tu takuar, ju konfirmoj pjesëmarrjen në mbledhje.

Mbledhja e radhës e Këshillit Politik do të zhvillohet ditën e sotme, e premte 24 korrik 2020, në orën 17:30 pranë ambjenteve të sallës Ovale te Pallati i Kongreseve,"-shkruan Gjiknuri në email.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titt Vasili: 25/07/2020 11:56

    Kokebole desha me then kokemuzhiku

    Përgjigju
  • GRUPI DEKONPOZUAR: 25/07/2020 09:56

    SHIKONI GRUPIN E DEKONPOZUAR KALBËSIR QË JAN : I DOPJO MOR JAHU DASH PIJANECI, FATMIR JEVGJIT MEDIU ME DUART ME XHAK, DULE TA NGULE A TISHQIPTAR, AGRON DUKA MALAVITA THOSHTE QENI BASTARD SALMUTI, PEÇO VASILI QË MORI GRUAN E SHOKUT TË NGUSHT SE E KISHTE BO SHOKU GATI PËR NIPIN E MANUSH MUT MYFTIUT, NARD MAGJAR NDOKA ME TRE FAKULTETE E ME 10 GJUH TË HUJA ME 8 VJEÇARE E PA TË MESME. E KY GRUP I DEKOMPOZUAR I KALBËZUAR DO UDHËHIQEN NGA KRIMINELI HAJDUT LYLI 7×7=42 E KTA GËLBAZA DO BËJN SHWIPRIN HAUR DERRASH. O ZOT ÇFAR RACE PISËT O ZOT ÇFAR RSC BASTARDE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja