Mblidhet 'TIMS'/ Drejtoresha e SHISH nuk paraqitet, Salianji: Nuk është datë dasme, e papranueshme të thuhet 'nuk vij se kam punë'

Mblidhet në Kuvend Komisioni Hetimor Parlamentar për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS. Në seancën e sotme parashikohen të zhvillohen seanca dëgjimore me disa dëshmitarë.

Neritan Nallbati, drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit kërkoi që dëshmia e tij të jetë me dyer të mbyllura, pasi tha se ka sekrete hetimore. Partia socialiste votoi pro kërkesës së Nallbatit.

Gjithashtu sot ishte parashikuar të vinte në Komision për të dëshmuar drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni e cila nuk është paraqitur në Komision me justifikimin se ka një punë. Për këtë reagoi kreu i këtij Komisionit, Ervin Salianji për të cilin është e papranueshme një justifikim i tillë.

Pse datë dasme është? Nuk është me qejf, është me detyrim të vijë, është e disata herë që të thuhet kam një punë, duhet të jemi serioz. Është e pajustifikueshme të thuhet “nuk vij se kam një punë”. Shërbimi informativ është për interesa private? Nuk e bën dot ajo këtu atë që bën te komisioni i Sigurisë, që nuk vjen fare.

Komisioni Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, 26 Qershor 2024
Miratim i procesverbaleve të mbledhjeve datë 4.06.2024 dhe 11.06.2024.
Si dhe zhvillimi i seancave dëgjimore me dëshmitarët si vijon:
1. Ora 11:00 – Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.
2. Ora 12:00 – Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
3. Ora 13:00 – Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;
4. Ora 14:00 – Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin.

Lajmi ne perditesim... 

G.K/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit

Euro 2024/ Zvicra zbret Italinë nga 'froni' i Evropës, e mposht 2-0 në fazën e 1/8 në Berlin! Granit Xhaka titullar me shiritin e kapitenit