Komiteti i Ekspertëve: Rritje të rasteve e shtim të viktimave nga COVID, kaluam 'tavanin' e infektimeve! Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë

Komiteti Teknik i Ekspertëve për COVID-19 tha gjatë konferencës së sotme se incidenca javore e infektimeve me COVID në vend ka kaluar tavanin e vendosur, prej 200 rastesh duke shkuar në 209 dhe se tre ditën e fundit të janarit numri i të infektuarve por edhe viktimave ishte i lartë dhe kjo vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave si gjatë festave të fundviti dhe në vijimësi, ku qytetarët vijojnë të mos mbajnë maskën në rrugë.

Komiteti vendosi vijimësinë e pezullimit të fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë, ndërsa për rikthimin apo jo në auditorë të studentëve për të dhënë vetëm provimet, shefja e komiteti të ekspertëve, Mira Rakacolli tha se po diskutohet dhe se në fund të kësaj jave merret vendimi.

Shtrimet në spitale gjithashtu janë rritur dhe se mosha varion nga 30- 90 vjeç, ndërsa mosha më e preku nga COVID-19 është  50-60 vjeçare dhe kjo është edhe mosha që shfaq simptomat më të rënda të virusit.

"Rritje të numrit të rasteve, incidenca javore ka shkuar në 209 raste për 100 mijë banorë. Është një rritje e rëndësishme pasi 2 javë më parë ishte nën 200. Këtë tavan prej 200 e kërkojnë edhe vendet e tjera. Nga ana tjetër edhe incidenca 2-javore është rritur. Kemi edhe rritje të të shtruarve në spital por edhe numri i të vdekurve. Vihet re një rritje graduale në të gjitha bashkitë e vendit.  Vërehet një rritje e rasteve në të gjitha grupmoshat", tha Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Në lidhje me skandalin ku Ermal Mamaqi mbushi sallën me njerëz në thyerje të hapur të rregullave antiCOVID, Rakacolli tha se policia ka gjobitur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:22
Brataj: Bashkitë e vogla po dalin me infektime të larta, janë shtuar vizitat në banesa për COVID

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se mbetet problematike rritja e shifrave të të infektuarve dhe rritje të vizitave në banesa. Brataj tha se bashkitë e vogla po dalin me infektimeve të larta dhe kjo për shkak të lëvizjes së njerëzve.

"Edhe qendra kombëtare e urgjencës mjekësore vazhdon monitorimin e situatës. Janë rreth 742 mijë thirrje që nga fillimi i pandemisë, të përkthyera në 125 mijë vizita, nga të cilat 37 mijë janë vetëm për COVID-19. 18397 vizita në banesa, 47% janë shtruar në spital, 53 % janë trajtuar në banesë. Në 24 orët e fundit vëmë re një rritje edhe pavarësisht numrit të thirrjeve që janë gjithmonë tek 1800-2000, vizitat në banesë janë shtuar. Për 24 orët e fundit janë 443, 156 vetëm për COVID-19, nga të cilat 67 kanë përfunduar në spital dhe 89 janë trajtuar në banesë. Ajo që na shqetëson është fakti i muajit janar. Nga 1 janari janë 11691 vizita të kryera në banesë, nga të cilat 2580 janë vetëm për COVID-19 dhe në spital kanë përfunduar 1240 persona. Ndërsa 1340 janë trajtuar në vendngjarje. Me një shtrim rreth 280 drejt QSUT-së dhe 184 tek “Shefqet Ndroqi”, plus ato rajonale që janë 776. Më shqetësues është fakti i ditëve të fundit. Në 3 ditët e fundit, nëse ishim 30-40 raste në ditë jemi 67-70 tani që dëshmon më së miri mos respektimin e masave. Një gjë e re që bashkitë e vogla po dalin me një incidencë më të madhe tregon që nëse kanë qenë të virgjëra tregon që sot me lëvizjen e njerëzve kemi shtimin e numrit. Nga e gjithë kjo situatë 50% e tyre janë në Tiranë”, deklaroi Brataj

Ora 14:09
Organizimi i Ermal Mamaqit në shkelje të rregullave anti-COVID, Rakacolli: Policia e ka gjobitur

Zv ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka deklaruar se policia ka gjobitur Ermal Mamaqin, i cili ka grumbulluar dhjetëra njerëz duke mos respektuar asnjë masë anti-COVID.

“Në dijeninë time policia ka vendosur gjoba”, tha ajo.

Ka qenë vetë Mamaqi, i cili këtë të diel ka publikuar një video nga trajnimi "si të bëhemi të suksesshëm në jetë". Ajo që u vu re ishte një sallë e mbushur plot, me njerëz që nuk kanë maskë dhe që në pjesën më të madhe nuk ruhej distanca. Në postimin e tij binin në sy komentet e shumta që kanë kritikuar vendimin për të bërë një organizim të tillë në një kohë pandemie. 

Edhe zv.kryeministri Erion Braçe, pas publikimit në media të skandalit të Mamaqit, ka bërë një reagim të ashpër, duke e quajtur një krim. Ky organizim erdhi në një kohë kur Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet me mbi 10 persona.

Ora 13:59
Rakacolli: Vijon pezullimi i fluturimeve me Britaninë! Provimet në auditorë? Në fund të javës vendimi

Shefja e Komitetit Teknik të ekspertëve, Mira Rakacolli tha se do të vijojë pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Edhe për dhënien e provimeve në auditor, Rakacolli tha se komiteti i ekspertëve është ende duke diskutuar nëse do të krijohen mundësitë për të shmangur infektimin nga COVID.

" Kjo rritje ka lidhje me moszbatim e duhur të masave për festat e fundvitit. Deri tani situata vijon të mbetet të kontrolluar dhe për këtë arsye u vendos vazhdimin e ndërprerjes së fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një urdhër të dytë. Në lidhje me kërkesën e universiteteve që meqë hyjnë në sezonin e provimeve t’i zhvillojnë ato nëpër auditore, po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar mundësitë konkrete të këtij realizimi dhe patjetër që do të kemi një vendim të shpejtë, maksimumi deri në fund të kësaj jave", tha Rakacolli.

Ora 13:55
U fotografua në një mbledhje partie me shumë persona, Rakacolli: Incident, nuk ishin më shumë se 14 veta, u mblodhën në fund të takimit

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ka reaguar pas fotos që ka qarkulluar në rrjet ku ajo shfaqej në një mbledhje partie me shumë persona. Rakacolli tha se ky ishte një incident, pasi shtoi se në fillim të takimit kanë qenë shumë pak persona ndërsa në fund u grumbulluan.

“Ne kemi  thënë shumë qartë masat që duhen zbatuar. Të gjitha strukturat që janë përgjegjëse janë në këmbë, por smund të ketë nëse nuk ka ndërgjegjësim dhe edukim të qytetarëve. Smund të mbahet vetëm nga kontrollet. Fakti që njerëzit nuk i zbatojnë këto masa si duhet është se ska ndërgjegjësim. Duhet ta bëjë media, duhet ta bëjmë ne. Media bën mirë që fokusohet te ata që nuk zbatojnë masat por duhet edhe të ndërgjegjësojë. Duke pasur një ndërgjegjësim mundet që njerëzit të vendosin maskën.

Ajo ka qenë një incident i izoluar ka qenë një situatë në të cilën ajo ndodhi. Ju e patë që aty nuk janë më shumë se 14 veta. Une e kam shpjeguar si ka ndodhur, unë e kam  shpejguar se ka ndodhur në fund ta takimit që kanë ardhur dhe të tjerë. Ishte një foto që nuk mbetet për tu shpjeguar ndonjë gjë tjetër. Kur ka filluar aktiviteti ka qenë me më pak veta. Kur e kam vënë re kam reaguar dhe vetë por sivç e shpejgova ka qenë ai momenti i lëvizjes së orareve”, tha ajo.

Ka qenë ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia i cili akuzonte Rakacollin se ka thyer rregullat anti-COVID, ndërsa kërkoi shkarkimin e saj pasi shkeli masat që vetë predikon për t'u respektuar nga qytetarët. 

Ora 13:54
Çomo: Kemi rritje të shtrimeve në spitale! Mosha më e prekur 50-60 vjeç! Jemi ndër të paktat vende që s’mbajmë maskën në ambiente të jashtme

Shefja e spitalit Infektiv  Najada Çomo gjatë konferencës me komiteëtin teknik të Ekspertëve ka deklaruar se kemi  rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Kjo rritjeë shton ajo  do të vijojë kjo pasi kemi dhe rrijte të rasteve.

Çomo tha se në spitale kemi të shtruar të të gjitha moshave por më të prekurit janë 50-60 vjeç. Sakaq ajo theksoi se jemi ndër të paktat vende që nuk e mbajmë maskën në ambiente të jashtme.

“Një informacion të shkurtër lidhur me situatën në spitale. Sikurse e keni ndjekur është parë një shtin i  nr të personave të infektuar dhe të sëmurë dhe kjo pasqyrohet dhe në shtin të personave të shturar në sp[itale. Ato jan ë pacientë mbi formën e moderuar forma e rëndë dhe kritike.

Ditët e fundit evidentohen raste të shtrime në spitale COVID. Numri i  shtuar i të infektuar do pasqyrohet me shtim të nr të pacientëve. Kemi persona të të gjithë moshave të shtruar.

30-90. Mosha më e prekur 50-60 vjeçare. Edhe mosha më e re e shtruar paraqesin  forma të rënda të sëmundjes. Jemi në të paktat vende që nuk respektojmë si duhet mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme”, tha Çomo.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje