Situata nga COVID/ Universiteti i Tiranës: Provimet e semestrit të parë do zhvillohen online! Raste të veçanta në auditor, me leje nga Komiteti Teknik

Situata nga COVID/ Universiteti i Tiranës: Provimet e semestrit të parë do zhvillohen online! Raste të veçanta në auditor, me leje nga Komiteti Teknik

Universiteti i Tiranës ka marrë vendimin sa i përket zhvillimit të provimeve të semestrit të parë.

Në vendim thuhet se provimet e semestrit të parë do të zhvillohen online, përjashtim bëjnë disa lëndë specifike që nuk mund të zhvillohen online, të cilat do të bëhen në auditorë pas lejes së Komitetit Teknik.

Në vendimin e firmosur nga rektori i universitetit Artan Hoxha thuhet se në rast se Komiteti Teknik nuk jep leje atëherë këto provime mund të shtyhen. Në pamundësi të zhvillimit të këtyre provimeve brenda këtij semestri do të caktohet një periudhë e mëvonshme e zhvillimit të tyre brenda muajit qershor.

Komiteti Teknik i Eksertëve në mbledhjen e sotme ka vendosur që të vijojë mësimi online në universitete për shkak të situatës epidemiologjike ndërsa pritet që brenda javës të ketë një vendim për sezonin e provimeve të studentëve në auditore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë