Mblidhet Komiteti i Energjisë, ministrja: Fierza nuk arriti 'pikën e vdekjes'! Kemi mirëmenaxhuar Kaskandën, kemi dalë pak në import dhe s'rritëm borxhin publik

 Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka hedhur poshtë zërat që niveli i ujit në Fierzë kishte arritur pikën e Fierzës. Në mbledhjen e Komitetit të Energjisë, Balluku tha se pavarësisht kësaj, nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.

"Kemi dëgjuar për pikën e vdekjes së Fierzës, por ju e keni thënë që nuk ka një pikë vdekje dhe ne ishim lart nga kjo pikë që flitet mbi 240 metra. Nuk do ketë ndërprerje të energjisë elektrike, për bizneset e vogla dhe familjarët dhe në maj do kemi një tryezë me bizneset që janë lidhur me tensionin e mesëm për të diskutuar çmimet që kemi vendosur për t'i mbrojtur ata", tha Balluku.

Balluku tha se Kaskada është menaxhuar mirë dhe tregues për këtë tha ministrja është fakti që nuk ka pasur një ndërprerje të energjisë apo rritje të çmimit.

"Nuk jemi ndikuar nga opinioni, kemi menaxhuar Kaskadës siç duhet, ajo është menaxhuar mirë për sa kohë nuk ka ndaluar furnizimi me energji apo që nuk është rritur çmimi. Kemi dalë vetëm pak në import, dhe duke mos krijuar borxhe për buxhetin e shtetit, niveli i ujit nuk është menaxhim i kaskadës", tha Balluku.

Ajo tha se tani më ka pasur një përmirësim, teksa theksoi se situata është në kontroll.

"Ka pasur një përmirësim, një rritje të nivelit të liqenit të Fierzës, duke qenë ne kemi vendosur që të mos prodhohet në Fierzë, duke grumbulluar të gjitha ujërat, me shpresë që do kemi edhe në ditët në vazhdim reshje të tjera shiu dhe në Fier dhe Kaskadë, situata është e mirëmenaxhuar nga KESH", tha Balluku.


Lajmi kryesor:

Shqipëria merr 2 anije me qira për prodhim të energjisë, ministrja: Do jenë TEC-e lundruese! Marrëveshja 2-vjeçare në mbështetje me SHBA, do ankorohen brenda 3 muajve në triportin e Vlorës


B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike

Tiranë/ Shiste fishekzjarre nga bagazhi i makinës, në hetim të lirë 46-vjeçari! Policia shton masat kundër shitjes së lëndëve piroteknike