Sipas tij, PS ka paraqitur një raport me vërejtje dhe sugjerime mbi provën e dytë gjenerale të KQZ, por pret ende nga kjo e fundit disponibilitetin e KQZ dhe se kur KQZ do të paraqesë aktet, që do të bëjnë të mundur realizimin e këtij projekti.
KQZ ka miratuar sot edhe 8 vëzhgues shtesë nga misioni OSBE-ODHIR, të tjerë vëzhgues edhe nga organizata të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe 54 vëzhgues të televizionit "A1 Report" dhe gazetës "Shqiptarja.com" për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor të 23 qershorit.
GJONÇAJ: NË PIKËPYETJE SERIOZE PROCESI
Ai ka përmendur se, PS ka dorëzuar një raport mbi provën e dytë të KQZ, duke dëshmuar seriozitetin dhe përgjegjshmërinë mbi këtë projekt, duke parqitur vërejtjet dhe sugjerimet për çfarë vërejtëm në provën gjenerale.
"Jemi 10 ditë përpara zgjedhjeve. Dua të dëgjoj disponibilitetin e KQZ për të realizuar këtë projekt dhe se kur KQZ do të paraqesë aktet që do të bëjë të mundur realizimin e këtij projekti. KQZ është ngarkuar për realizmin dhe për rrjedhojë ka përgjegjësi për mosrealizimnin apo sabotimin, si ligjor dhe material”, theksoi Gjonçaj.
"Dua të dëgjoj datën kur KQZ do të miratojë këtë projekt. Së dyti, dua të dëgjoj masat që ka marrë KQZ për KZAZ-të e ndryshuara", tha Gjonçaj.
Kreu i KQZ, Lefteri Lleshi u shpreh se “disponibiliteti për dy projketet pilot ka qenë maksimal, i plotë, për të dy projektet". "Si ju ka paraqitur raport edhe PD. Këto raporte i kanë kaluar firmës INDRA. Presim raportin e tyre", shtoi shpjegimin e saj Lleshi.
Ajo ka shpjeguar se "edhe mbi vendimarrjet e Kolegjit Zgjedhor mbi zhvendosjet e dy KZAZ-ve janë gjëra që nuk kanë nevojë të thuhen, pasi janë çështje administrative, nuk kanë të bëjnë KQZ".
"A1 REPORT" DHE "SHQIPTARJA.COM", 54 VËZHGUES ZGJEDHORË
KQZ miratoi sot kërkesat e televizionit “A1 Report” dhe gazetës "Shqiptarja.com” për akreditimin e 54 vëzhguesve, që këto dy media kërkuan të vendosin për të mbikëqyrur procesin zgjedhor të 23 qershorit.
Mbi kërkesën e “A1 Report” për 30 vëzhgues, administrata e KQZ shpjegoi se sipas nenit 6 të Kodit Zgjedhor “dokumentacioni është i rregullt, televizioni ka paraqitur kërkesën për akreditim, ndërkohë që në udhëzimin numër 13 nuk parashikohet nevoja e një udhëzimi, kur paraqiten përfaqësues të medias për akreditim, pasi kjo është procedura që është ndjekur.
Po ashtu, e njëjta procedurë u krye edhe për kërkesën e gazetës “Shqiptarja.com” në mbështetje të nenit 6 të Kodit Zgjedhor, e cila ka paraqitur pranë KQZ kërkesë për të paraqitur 24 vëzhgues afatshkutër. Sipas administratës së KQZ, asnjë prej emrave të akredituesve nuk është në listën shumemërore të kandidatëve për deputetë, që do të thotë se gjithçka është konform ligjit dhe në këto kushte kërkesa u miratua.
OSBE-ODHIR, EDHE 8 VËZHGUES PLUS
OSBE-ODHIR pati paraqitur sot një kërkesë pranë KQZ për një listë shtesë me 8 vëzhgues, një numër ky përtej vëzhguesve të saj afatgjatë aktualë. Numër që u miratua unanimisht nga KQZ-ja me 4 anëtarë.
VËZHGUES TË TJERË
Është miratuar edhe kërkesa e Fondacionit Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, që kërkuan akreditimin 128 personave vëzhgues afatshkurtër në procesin zgjedhor. Kjo pasi dokumentacioni ishte në përputhje me Kodin Zgjedhor.
KQZ miratoi kërkesën e Grupit shqiptar të të drejtave të njeriut për 79 vëzhgues afatgjatë. Shoqata ndërkombëtare të lirive dhe të drejtave të njeriut kërkoi në KQZ 90 vëzhgues afatgjatë dhe 105 afatshkurtër, kërkesë edhe kjo që u miratua.
Qendra për të drejtat e njeriut për demokraci kërkoi 14 vëzhgues afatgjatë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)