Mblidhet Kryesia/ Rama i vë vijën e kuqe socialistëve: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet

Kryeministri Rama ishte i qartë në mesazhin që kishte për të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste sot pas mbledhjes së Kryesisë në Selinë rozë kur ia preu gjithkujt rrugën drejt administratës publike përmes zyrave të partisë. Ai ripërsëriti vijën e kuqe të vendosur nga Kongresi socialist që askush të mos punësohet më në institucionet shtetërore me 'ndërmjetësimin' e zyrave të Partisë Socialiste.

Sipas Ramës punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse.

Teksa u pyet nga mediat për një marrëveshje me PD-në për vettingun, Rama tha se zgjatja e mandatit për organet e këtij procesi është një domosdoshmëri dhe Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por është diçka për t’u kryer dhe se nuk ka kthim pas. Kreu i qeverisë tha se kjo reformë është në partneritet me ndërkombëtarët, BE dhe SHBA-në dhe kush i del kundër u del kundër partnerëve ndërkombëtarë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
PS cakton të deleguarit në kryeqytet, Veliaj do të drejtojë përkohësisht socialistët e qarkut të Tiranës

Partia Socialiste ka caktuar tw deleguarit në qarkun e Tiranës.

Në Kryesi u vendos që drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës Erion Veliaj do drejtojë përkohësisht edhe Partinë Socialiste të Tiranës.

Lindita Nikolla është caktuar e deleguar në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit, ku ka zëvendësuar Elisa Spiropalin. Ndërkohë Mimi Kodheli është deleguar në Njësinë Nr. 8 në Tiranë dhe ka zëvendësuar Ervin Bushatin, i cili nuk arriti të merrte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit.

Delina Ibrahimi do të jetë e deleguara e PS në Njësinë Nr. 5, në Tiranë, Paulin Stërkaj, është caktuar në Njësinë Nr. 11, dhe vjen nga qarku i Shkodrës. Ndërkohë është rikthyer sërish në Tiranë Blerina Gjylameti, e cila në zgjedhjet e 25 prillit u delegua në Pogradec.

E deleguar në zonën Farkë-Baldushk-Petrelë është Frida Krifca, e cila ka zëvendësuar deputetin Xhemal Qefalia, për këto zon. Ndërsa deputeti më i ri i zgjedhur në PS, Orlando Rakipi, është caktuar i deleguar në bashkinë e Vorës.

Ora 10:10
Shqipëria satelitë në orbitë, Rama: Shumë shpejt! Jo për ofensiva ushtarake apo kërkime në Mars, por për të monitoruar në kohë reale territorin e vendit

Kryeministri Edi Rama habiti jo pak një ditë më parë kur deklaroi ambicien që Shqipëria të ketë dy satelitë në orbitë, ndërsa ditën e sotme ka theksuar edhe njëherë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt. Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë e PS, Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

Ai theksoi se Shqipëria nuk do të dërgojë satelitë në orbitë për ofensiva ushtarake apo për kërkime në Mars, teksa shtoi se do të shpërbejnë për çështje civile të vendit, duke përmendur edhe luftën kundër krimit të organizuar.

"Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ketë shpejt për të forcuar kontrollin mbi të gjithë territorin e saj në të gjithë aspektet. Do të ketë dhe dronë inteligjentë që do na ndihmojnë për ta çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë kontrollin e territorit për shumë gjëra, që nga kufijtë, ndërtimet, monitorimi për informacionet që duhen në luftën kundër trafiqeve, për të mbjellat e bujqësisë dhe për të luftuar krimin e organizuar duke patur kapacitete monitoruese të paimagjinueshme. Nuk do bëjmë asgjë që ndodh për herë të parë në Shqipëri, vende të tjera të zhvilluara e bëjnë. Shqipëria do t'i ketë satelitë dhe do t'i ketë shpejtë  epo ashtu edh e dronët inteligjentë për të rritur kapacitetet e kontrollit të territorit. Në Shqipëri do të jetë një përdorim për çështje që kanë të bëjnë  me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, jo për çështje të ofensivave ushtarake. Do kemi një kontroll të plotë dhe mbi mjedisin për të identifikuar çdo lloj cenimi të mjedisit për prerjen ilegale të pyjeve psh. Nuk do çojmë satelitë për kërkime në mars, na duhen sy inteligjentë të në kapaciteti që kalon ato njerëzore për të patur info në kohë reale mbi territorin e vendit tonë", tha Rama.

Ambicien për të patur dy satelitë në orbitë 'Albania1' dh e'Albania2', Rama e bëri me dije dje në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës.

Basha reagoi me ironi duke thënë se kjo është taktikë për të ruajtur statuskuojë.

"Ti lideri global i satelitëve ku njerëzit nuk paguajnë dot 2 patate dhe  qepë. Kjo është statuskuoja që ju doni të flisni për satelitë kur njerëzit vuajnë", tha Basha një ditë më parë.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Satelitët artificialë janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2.000 deri në 35.000 km nga sipërfaqja e Tokës. Në orbitë ata rrotullohen rreth tokës.

Sateliti i parë i dërguar në orbitë ishte Sputnik 1 në 4 tetor 1957. Pas tij u dërguan dhe shumë satelitë të tjerë. Sot në orbitë ndodhen rreth 4000 satelitë të dërguar nga njeriu. Pasi e mbarojnë misionin e tyre ata fillojnë të zvogëlojnë lartësinë duke u futur në atmosferën e tokës dhe duke u shpërbërë, por ka dhe raste kur ata arrijnë deri në sipërfaqen e tokës, këto hyrje në atmosferën e tokës shpesh herë janë të kontrolluara nga njeriu, i cili komandon momentin në të cilin sateliti do të “bjerë”. Më pak se 10 % e satelitëve që rrotullohen në orbitën e tokës janë funksionalë, të tjerët janë mbeturina që enden në orbitë. Masat e këtyre satelitëve variojnë nga disa ton deri ne disa kg.

Ora 10:00
Zgjatja e vettingut, Rama: Reforma në Drejtësi nuk është për t’u negociuar, është për t’u kryer! Kush i bie ndesh, i bie ndesh interesave të SHBA e BE

Zgjatja e mandatit për organet vettingun është një domosdoshmëri dhe Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por është diçka për t’u kryer dhe se nuk ka kthim pas.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetarët, teksa u pyet nëse ka një pazar mes tij dhe kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me votimin për të zgjatur afatin e vettingut. Kreu i qeverisë tha se kjo Reformë është në partneritet me ndërkombëtarët, BE dhe SHBA-në dhe kush i del kundër u del kundër partnerëve ndërkombëtar.

‘Zgjatja e mandateve të organeve të vettingut është një domosdoshmëri, e cila vjen si rezultat i një procesi që e ka treguar sesa i vyer që është për pastrimin e llumit nga sistemi i drejtësisë dhe për të nxjerrë në pah njerëzit me integritet dhe ky proces nuk mund të ndërpritet. Reforma në Drejtësi është një Reformë në partneritet me partnerët tanë ndërkombëtar dhe besoj se vija është shumë e ndarë. Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar është diçka për t'u kryer. S’ka kthim mbrapa as qëndrim në vend numëro. Kush i bie ndesh interesave të Reformës në Drejtësi i bie ndesh vendit dhe aleatëve ndërkombëtar.’- tha Rama.

Ora 09:54
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS/ Rama vë vijën e kuqe për socialistët: Administrata nuk është pronë e Partisë Socialiste, harrojini punësimet në shtet

 

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka paralajmëruar edhe një herë anëtarët e Partisë Socialiste se askush të mos pretendojë punë në shtet.

"Proces transformimi dhe hapjeje., Në bazë të disa vendimeve puna në territori do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qendër për qendër për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve të PS në zgjedhje në raport me rezultatet dhe njëkohësisht për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria pavarësisht moshës, për të krijuar një bazë të te për të ecur më tutje.

Ajo që do të nënvizoja si shumë të rëndësishme edhe nga kjo mbledhje dhe do ta ndaja me të gjithë publikun dhe të gjithë familjen tonë politike është një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në Kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drj4eorirtë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar dhe funksion i qeverisë dhe i të gjitha institucioneve bazuar në Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse.

Nëse në shërbimin civil tanimë kemi garantuar se proceset e rekrutimit tashmë janë procese ligjore, procese me integritet dhe si rezultat i këtyre proceseve shumë njerëz kanë mundur të marrin atë që i takon në pjesën tjetër të administratës ka një problematikë serioze që duhet qasje me seriozitet.  Për këtë jemi të prerë dhe duhet të angazhohemi të gjithë", tha Rama.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 16/10/2021 21:53

    O Rame ke ca analfabeta drejtore te pergjtihshem ne Drejtorite e Pergjithshme te Ministrise se Finances dhe Ekonomis. Madje kan dhe hajduter por duan dhe dashnore, verifikoi do gjesh institucione me nga 30 punonjes ne organike ku drejtori ne tre vite ne krye ka levizur 50 punonjes! Mer shok e shoqe e mer dashnore! E forta fare nuk di as me shkrujt shkresa e emaile!!!

    Përgjigju
  • Iris: 16/10/2021 02:20

    Icarus Rama,ulu ne toke,leria satelitet Erionit kur te behet kryeminister.Fillo te ndertosh e te rindertosh hekurudhat se kane me rendesi.

    Përgjigju
  • Tekiu: 15/10/2021 13:20

    Nqs realizohet seriozisht reforma ne administrate mer fund 90% e korrupsionit dhe e vendimeve absurde te drejtoreve partiak . Reforma e vertete ne administrat eshte zgjidhja e gjith problemeve. Por a do behet vertet....?!!!

    Përgjigju
  • Leka: 15/10/2021 10:14

    Meçi nuk eshte prone e socialisteve hiç kriminelet dhe hajdutet qe i ke me shumic ne administrat zoti kryeminister.

    Përgjigju
  • Tubi: 15/10/2021 10:09

    Ka qene dikur nje kenge italiane me tekst,parole parole parole,shume reale per mentalitetin e sotem te qeveritareve tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë