Kryesia 2 orë mbledhje! Drejtuesit politikë kundër Bardhit për hartimin e analizës së humbjeve në zgjedhje: S'është objektive! Miratohen 4 pikat që do i dërgohen Kuvendit të PD për miratim

TIRANË- Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë, ku pavarësisht pakënaqësive ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës që do i dërgohen Kuvendit Kombëtar të PD-së për miratim këtë të shtunë. Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetaren Danjela Maloku, se mbledhja nisi me debate mes drejtuesve politik dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi. Nga sa mësohet ato nuk kanë qenë dakord për mënyrën se si është hartuar analiza për shkaqet e humbjes së zgjedhjeve në 25 prill. 

Korça është listuar në qarqet ku është arritur projeksioni minimal në mandate, brenda pritshmërisë, dhe për drejtuesin politik Edmond Spaho, ky vlerësim nuk është aspak objektiv. Njëjtë si Spaho, ishte i mendimit edhe drejtuesi politik i Durrësit, Edi Paloka. Sipas këtij të fundit, nuk janë reflektuar ato që kanë bërë drejtuesit politik në raporte dhe analiza duhet të ndryshohet.

Megjithatë, përtej debateve, mbledhja nuk solli surpriza, ku u miratuan 4 pikat kryesore që janë analiza e humbjes në zgjedhje, propozimet e bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha për ndryshimet në statut, dhe jo ato të Kadillit apo të Edith Harxhit. Gjithashtu u miratuan dhe Ngritja e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar si edhe lista që propozoi Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Më herët u bë publike analiza e bëra nga baza e partisë, për humbjen në 25 prill, ku sipas PD-së fajin për dështimin e tyre e ka PS pasi bleu votat në bashkëpunim me krimin, e për këtë ka pasur edhe mbështetjen e Policisë së Shtetit. Nga analiza e të dhënave të rezultatit zgjedhor rezultoi se demokratët kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës, e ndërsa kanë arritur projeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë. Rezultate aspak të knaqshme, ose projeksionin minimal e kanë marrë në qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë, ku dhe kandidonte vetë kryetari i partisë, Lulzim Basha.

Pikat që u miratuan në mbledhje
1.Analiza e humbjes në 25 prill për fazën e parë të saj.
2.Propozimi i Lulzim Bashës pë ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t'i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë
3.Ngritja e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
4.Lista që do të propozojë Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar.

Analiza e PD-së për rezultatin në 12 qarqet e vendit
1.Kanë arritur projeksionin maksimal në mandate qarqet Dibër, Elbasan dhe Kukës. 
2.Kanë arritur projeksionin minimal në mandate, duke qenë brenda pritshmërisë, qarku Berat, Fier, Korçë, Lezhë dhe Vlorë. 
3.Nuk ka arritur projeksionin minimal në mandate dhe për pasojë cilësohet si i parealizuar projeksioni në mandate për qarqet Durrës, Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë. 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:35
Mbledhja e Kryesisë/ Kadilli: U diskutuan dhe propozimet e mia për ndyshimet në statut, Basha s'ishte dakord me mua për rolin e kryetarit

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, një nga ish- kandidatët për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli tha se u diskutuan edhe propozimet e tij për ndryshimet në statut, por ka pasur mendime të kundërta me Bashën, sa i përket rolit të kryetarit të partisë.

'Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqe, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkurruese, ndryshimet e propozuara nga unë, u diskutuan, u gjykuan të parakohshme opinioni më dashamirë, por me kryetarin Basha ndajmë koncepte të ndryshme për rolin e kryetarit të partisë. Uroj që Kuvendi Kombëtar të kuvendojë që të ndryshojmë veten tonë, të jemi më të hapur", tha Kadilli.

Ora 20:29
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, miraton 4 pikat që do i dërgohen për miratim Kuvendit të PD

Pas gati 2 orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së PD-së. Ajo që është mësuar është se në këtë mbledhje ka pasur debate mes drejtuesve politik në qarqe dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhit. Pavarësisht kundërshtimeve, u miratuan te 4 pikat e rendit të ditës, pra analiza e përmbledhur që do i paraqitet Kuvendit, ndryshimet statusore të Lulzim Bashës, dhe lista e anëtarëve të rinj të Këshillit kombëtar  të propozuar nga Basha.

Pikat që u miratuan në mbledhje
Analiza e humbjes në 25 prill për fazën e parë të saj.
Propozimi i Lulzim Bashës pë ndryshimet në Statutin e Partisë Demokratike që do t'i propozohen për miratim Kuvendit Kombëtar të Partisë
Ngritja e Komisioneve të Votimit dhe Numërimit për zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit Kombëtar në mbledhjen e datës 17 Korrik 2021 të Kuvendit Kombëtar.
Lista që do të propozojë Lulzim Basha për votim për kandidatët për anëtar të Këshillit Kombëtar. 

Ora 18:36
Analiza e PD me 13 pika, Spaho e Paloka debate me Bardhin: S'është objektive, të ndryshohet!

Drejtuesit Politik në Korçë e Durrës, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, dy qarqet që në analizën e PD janë cilësuar sikur kanë arritur rezultat jo të mirë, kanë debatuar në mbledhjen e Kryesisë.

"Përfundimet e nxjerra nga analiza e Korçës nuk është objektive sepse unë kam marr 5 mandate, pse thoni nuk është arritur maksimumi", ka thënë Spaho.

"Duhet ta ndryshojmë, nuk mund te jetë ky dokumenti i analizës, nuk ka reflektuar atë që kemi shkruar në raporte. A duhet matur me vota rezultati apo me mandate te arritura? A quhet objektiv minimal apo maksimal, se për 3900 vota nuk u mor mandati i 7-të?", thotë Paloka.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi