Në fund të muajit prill do të mblidhet kongresi elektoral i PS.

Konkretisht më 2 prill do të mblidhet Asambleja e partisë e ndërsa në 29 prill do të mblidhet Kongresi.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se në këtë kongres do të miratohet programi elektoral dhe listat e kandidatëve për deputetë.  

Data kur pritet të mblidhet Asambleja përkon një ditë pas përfundimit të koalicionit PS- LSI.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PS. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)