Mblidhet parlamenti ri i nxënësve të Shqipërisë, ministrja e Arsimit ftesë bashkëpunimi për luftën kundër dhunës dhe fenomeneve negative në shoqëri (VIDEO)

Parlamenti i ri i Nxënësve të Shqipërisë u mblodh sot në sallën e kuvendit. Në këtë takim të parë ishin të pranishëm Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, si dhe nxënës nga legjislatura e re dhe ajo e kaluar e Parlamentit të Nxënësve.

Ministrja Kushi në fjalën e saj theksoi se legjislatura e kaluar e Parlamentit të Nxënësve kishte një vlerë të madhe për sa i përket bashkëpunimit me njëri-tjetrin, një element që fatkeqësisht sipas Kushi në parlamentin e të rriturve mungon. Ajo tha se të njëjtin bashkëpunim të mirë e pret edhe nga pjesëtarët e rinj.

“Ka disa vlera që ne të rriturit duhet t’i mësojmë nga ju. Është pikërisht bashkëpunimi dhe harmonia që në parlamentin e të rriturve mungon”- theksoi Kushi.

Ministrja Kushi ka falënderuar Nikolla për kujdesin e saj të veçantë dhe vënien në dispozicion të infrastrukturës për këtë parlament, si dhe ka falënderuar deputetët e parlamentit të kaluar për kontributin e tyre. Pavarësisht periudhës së vështirë të pandemisë, ata dhanë ide të vlefshme dhe ishin shumë aktivë.

“Parlamenti i kaluar na dha shumë ide për mësimin online, nismën ‘Digjitalizo një Nxënës’, lufto kundër bullizmit dhe fenomeneve sociale”- shtoi Kushi.

Nisur edhe nga rastet e fundit, Ministrja Kushi ka kërkuar nga nxënësit bashkëpunim të ngushtë që për luftën kundër fenomeneve negative apo të dhunës të ketë edhe më shumë përfshirje dhe mbështetje, me qëllim identifikimin e rasteve në kohë sa më të shpejtë bashkë me mësuesit dhe me punonjësit Psiko-Socialë..

“Derën e Ministrisë së Arsimit do ta keni gjithnjë të hapur për të sjellë shqetësimet tuaja apo të bashkëmoshatarëve tuaj,”- tha ministrja.

Ajo shtoi se një fakt që bën përshtypje në këtë parlament është se 102 prej pjesëmarrësve, ose 73% e nxënësve, janë vajza. Për parlamentin e të rriturve ka qenë sfidë rritja e numrit të grave.

Kjo është legjislatura e dytë e këtij parlamenti me 140 pjesëmarrës, i cili shërben si një organ këshillimor pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me fokus pjesëmarrjen aktive në proceset e vendimmarrjes dhe rritjes së cilësisë në procesit arsimor.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!

Historia e pabesueshme/ Nga aeroporti që priste 250 milionë njerëz në vit deri më 2010-ën, në një fantazmë!