KAS rrëzon ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë': Kërkesa s'merret në shqyrtim! I propozuari i PD-së votoi kundër demokratëve (Si u ndanë votat)

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë' për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit. Mbledhja e cila zgjati për rreth 2 orë, u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u vendos mos kalimi për shqyrtim i kërkesës ankimore. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve votoi me 2 vota kundër dhe 3 pro, moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës, pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.

 Ledio Braho dhe Ilir Rusmali ishin pro shqyrtimit të kërkesës në KAS, ndërsa Elvin Lako, Koli Bele dhe Elvis Cefa ishin kundër. Interesant është fakti që Elvis Cefa, një emër që vjen në KAS nga radhët e PD-së, bashkoi votat me socialistët kundër PD-së dhe indirekt në favor të “Shtëpisë së Lirisë”.

'Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtuan elementët e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore nr. 02, datë 05.02.2022 me objekt, “Shfuqizimi i vendimit nr. 46, datë 04.02.2022 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës për regjsitrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, (Sh-L), për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie të datës 6 Mars 2022”, me ankues Partia Demokratike e Shqipërisë. Në përfundim të shqyrtimit paraprak, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me 3 vota pro dhe 2 kundër, vendosi moskalimin për shqyrtim në seancë të kërkesës pasi pala ankuese nuk ka interes të ligjshëm e për rrjedhojë nuk legjitimohet për këtë kërkesë ankimore.'- njoftoi KAS.

Edhe pse Sali Berisha u përjashtua nga KQZ si pjesë e koalicionit 'Shtëpia e Lirisë' duke mbetur vetëm LSI dhe PDK, vendimi nuk e kënaqi Partinë Demokratike, e cila dërgoi ankimimin në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) kundër këtij koalicionin. PD parashtroi 3 argumente; dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe sipas PD-së mbetej ende e paqartë se cila parti do të propozonte kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD shkruante se kërkesa e paraqitur nga LSI-PDK dhe Komisioni i Rithemelimit u dorëzua para se këto të regjistroheshin si subjekte zgjedhore, duke rënë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Një tjetër pikë që mbështetej PD ishte fakti se kërkonte mosnjohjen e këtij koalicioni për shkak të përdorimit të simboleve të saj nga "Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit" të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Por të gjitha këto ankimime nuk janë marrë në shqyrtim nga KAS.

KQZ vendosi largimin e Berishës nga koalicioni "Shtëpia e Lirisë" ndërsa pranoi krijimin e saj vetëm mes dy partive të regjistruar në këto zgjedhje LSI-së dhe PDK-së. Ashtu siç ligji e diktonte, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi largimin e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës, pasi nuk ishte regjistruar si parti dhe përdorte simbolet e një partie tjetër të kryesuar nga Lulzim Basha.

(Kliko këtu për të lexuar ankimimin e PD)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:05
Kërkesa e PD-së për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë', KAS i rrëzon ankesën: Nuk merret në shyqrtim

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet  e formës dhe të përmbajtjes së kërkesës ankimore të Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin 'Shtëpia e Lirisë'. KAS vendosi mos kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës