Ministrat e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën! Rama: BE më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit, Prishtina trajtohej si vend jashtë Evrope

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel. Edhe një hap tjetër është hedhur që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian, ashtu si të gjithë popujt e Ballkanit. Kujtojmë se Bashkimi Evropian e ka premtuar prej vitesh por është shtyrë shpesh.  Vendimi i sotëm i Këshillit të Bashkimit Evropian është ndërrmarrë në mënyrë unanime, pas diskutime. 

Kryeministri Rama e quajti sot të vonuar këtë hap të radhës të Bashkimit Evropian. Përmes një postimi Rama shkroi se më në fund BE po fillon të heqë nga vetja njollën e turpit që trajtonte Kosovën si të ishte shtet jashtë Evrope. Në fund, Rama uroi Kosovën por edhe BE-në. 

Sipas këtij vendimi, data e nisjes së liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të jetë koha kur të jetë tërësisht funksional sistemi i autorizimit dhe verifikimit të udhëtimeve (ETIAS), apo jo më vonë se 1 janari i vitit 2024. Deri vonë ishte thënë se hyrja në fuqi e këtij sistemi do të ishte më 1 nëntor të këtij viti, por ky afat është shtyrë për vitin 2024.

Etapat

Aktualisht, Kosova është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në këtë rajon të Europës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:18
Këshilli i BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Xhaçka: Procesi të përmbyllet sa më shpejt

1678281339_64001678276541xxhacka770x433353.jpeg

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE.

“Mirëpresim vendimin e Këshillit të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE që i hap rrugë liberalizimit të vizave për Kosovën. Le të shpresojmë që pas një vonese kaq të gjatë dhe të pajustifikuar procesi të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen”, shkruan Xhaçka.

Ora 14:52
Këshilli i BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Begaj: Një vendim shumë i merituar!

1678369969_33041985012542406718399351313563071128845571n.jpg

Presidenti Begaj ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Ministrave për miratimin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen!

Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!

Një vendim shumë i merituar!”- shkroi Begaj.

Ora 13:44
Këshilli i BE miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, Rama: Hap i vonuar

1678365896_33041696921594174642522456033181006626798990n.jpg

Kryeministri Rama ka reaguar pas miratimit të Këshillit të BE për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!

Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”- thotë Rama.

Ora 13:25
Ministrat e BE-së miratojnë edhe një hap drejt liberalizimit të vizave për Kosovën

1678364754_hh.JPG

Ministrat e Brendshëm të 27 vendeve të Bashkimit Evropian miratuan sot vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën në takimin e Këshillit të Punëve të Brendshme në Bruksel.

G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë