Këshilli i Punëve të Jashtme do të mblidhet ditën e sotme në Luksemburg për të diskutuar mbi tensionet në veri të Kosovës, pas sulmit të 24 shtatorit nga bandat kriminale serbe, ku mbeti i vrarë polici afrim Bunjaku. Këshilli që do të mblidhet paraditen e sotme do të diskutojë edhe situatën në Izrael dhe në rajon.
BE thotë se është e bashkuar duke u kërkuar të dyja palëve të kontribuojnë urgjentisht në de-përshkallëzimin dhe kthimin në zbatimin e detyrimeve të tyre të pazgjidhura që dalin në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Pak ditë më parë, pesë diplomatë të Bashkimit Europian mbërritën në Kosovë dhe Serbi, ku u takuan me Kurtin dhe Vuiçiç. I dërguari special i BE-së, për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të shtunën në Kosovë tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.
Ai bëri thirrje që ky sulm të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.
Pjesë e takimit me Kurtin ishin edhe emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe këshilltarët e liderëve shtetërorë të Gjermanisë, Francës e Italisë.