Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve

Zgjedhjet për largimin e kryetarëve të 4 komunave në veri të Kosovës kanë dështuar pasi në këtë proces nuk kanë marrë pjesë 50% plus 1 e votuesve. Shkak është bërë bojkoti masiv i serbëve, duke votuar vetëm, 253 prej tyre, nga mbi 46 mijë me të drejtë vote.

Shumica e qendrave të votimit u hapën në orën 07:00, përjashtuar disa që u hapën me disa minuta me vonesë për shkaqe teknike ndërsa nuk janë shënuar incidente. Megjithatë, anomalia më e madhe në këtë ditë ishte pjesëmarrja qesharake në votim.

Në Leposaviq votuan 124 votues apo 0.91% e shifrës totale, në Zubin Potok, 18 votues, apo 0.26%, në Zveçan asnjë votues, ndërsa në Mitrovicë të Veriut, 111 votues, apo 0.59% e votuesve.

Presidentja Vjosa Osmani, u shpreh se Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t'i largojnë kryetarët aktualë dhe të zgjedhin drejtuesit e rinj, por ata nuk e shfrytëzuan për shkak të presioneve nga Beogradi.

Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiç shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”, shkruan Osmani.

Sipas saj, Kosova tregoi maturi dhe i plotësoi të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja dhe tani duhet të jetë ajo që të heqë masat ndaj Kosovës, menjëherë.

Të gjitha qendrat e votimit - 23 - u mbyllën të dielën në orën 19:00. Ky proces u organizua teksa Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka bërë thirrje për bojkotim të votimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:32
Zgjedhjet në veri, edhe Albin Kurti i kërkon BE-së heqjen e masave ndaj Kosovës

1713731694_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave sanksionuese ndaj Kosovës pas zhvillimit të zgjedhjeve për largimit e kryetarëve në katër komuna në veri.

”Një vit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbajtën më 23 prill të vitit 2023, e u njohën nga BE dhe ShBA, përkatësisht QUINT-i, sot u mbajtën ‘zgjedhjet për shkarkim’ të këtyre kryetarëve. Këto ‘zgjedhje për shkarkim’ u organizuan si përgjigje ndaj kërkesës së këtyre faktorëve ndërkombëtarë, e që erdhi pas sulmeve të dhunshme ndaj kryetarëve aktual dhe bandave ekstremiste të dhunshme që mësynin të hynin në ndërtesat komunale më 29 maj të vitit të kaluar, organizuar e sponzorizuar nga Serbia. Ato rezultuan me lëndimin e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it, dhjetëra policëve të Kosovës dhe gazetarëve. Bazë e kërkesës për zgjedhjet për shkarkim ishte mungesa e legjitimitetit të kryetarëve aktual për shkak të daljes së ulët të qytetarëve, për shkak të kërcënimeve e shantazheve ndaj popullsisë lokale nga Beogradi zyrtar dhe vegla e tij Lista Serbe. U bë edhe udhëzimi administrativ që sqaronte se si zbatohet neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktual në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor.

Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledh 20% por jo edhe 50%. Qeveria e Republikës së Kosovës është ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos ndaj trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna. Në këto tri vite, qeveria ka bërë maksimumin për të luftuar krimin dhe kontrabandën dhe për forcuar sundimin e ligjit. Sipas të dhënave nga terreni, në aspektin e sigurisë situata është raportuar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar. Por, ka pasur ndërhyrje të shumta të frikësimit e kërcënimeve nga Serbia.

Procesi i sotëm zgjedhor është dëshmi e ambientit të përmirësuar të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Falënderojmë Komisionin Qendror Zgjedhor dhe të gjitha institucionet e Kosovës për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor i cili rrodhi pa incidente. Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë. Ata që nuk i kanë dashur këta katër kryetarë komunash në veri, sonte, me keqardhje duhet t’ua urojnë atyre pozitat. E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyret e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”.

Ora 22:14
Zgjedhjet në Veri të Kosovës, ambasada e SHBA-së: Keqardhje për serbët që bojkotuan procesin e votimit

1713730786_shba.jpg

Pas mbylljes së qendrave të votimit, Ambasada amerikane në Prishtinë shprehu keqardhje që Lista Serbe nuk hoqi dorë nga vendimi për të bojkotuar procesin. Jefrey Hovenier u shpreh se për pasojë kryetarët e Mitrovicës Veriore, Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut mbesin në detyre.

“Në përputhje me kërkesat e saj ligjore, Kosova mbajti një votim për tërheqjen e kryetarëve në 4 komunat në veri të Kosovës”, citohet të ketë thënë Hovenier.

“Ne vlerësojmë përpjekjet e bëra nga zyrtarët kosovarë të zgjedhjeve për të lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të regjistruar në katër komunat të marrin pjesë në këtë proces demokratik”, vijon më tej reagimi.

Ora 22:06
Xhelal Sveçla: Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi sabotoi procesin e zgjedhjeve në Veri të Kosovës

1713730136_svela.png

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një reagimi thotë se Lista Serbe është udhëzuar nga Beogradi për të ushtruar forma të ndryshme që serbët të bojkotojnë procesin zgjedhor për shkarkimin e kryetarëve nga katër komunave në Veri të Kosovës.

Ai ka përgëzuar institucionet e sigurisë për përmbylljen e këtij procesi pa incidente.

“Përgëzoj institucionet tona të sigurisë falë përkushtimit të së cilave sot përmbyllëm këtë ditë të zgjedhjeve pa asnjë incident të vetëm në katër komunat veriore. Republika e Kosovës i dha mundësinë qytetarëve të katër komunave veriore që sot të vendosin për kryetarët e katër komunave të tyre. Në anën tjetër, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja. Ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen asesi veten te një proces kaq demokratik”.

“Komisioni Qendror Zgjedhor në bashkëpunim me institucionet tjera edhe njëherë dëshmoi përkushtim në zbatimin e mandatit të tij dhe respektimin e plotë të të drejtës së qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre.  Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për qytetarët tanë pavarësisht dallimeve, institucionet tona do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit tonë. Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Sveçla.

Ora 20:58
Lista Serbe e pranon se ndikoi në bojkotin e zgjedhjeve në Veri të Kosovës: S'deshëm të luajmë 'lojën e regjimit në Prishtinë'

1713726172_serbi.jpg

Lista Serbe, ka reaguar pas dështimit të referendumit për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në Veri të Kosovës. Përmes një deklarate në Facebook, Lista Serbe thotë se ishin të gatshëm të ndërrojnë kryetarët, por nuk donin të bëheshin pjesë siç e quan ky subjekt politik “pjesë e lojës së regjimit në Prishtinë”. Ky subjekt, e pranon tashmë edhe publikisht atë që Vjosa Osmani deklaroi më parë, se ndërhynë në këtë proces zgjedhor për të pamundësuar pjesëmarrjen e lirë të qytetarëve serbë në votime.

”E para është se Lista Serbe ka pasur thellësisht të drejtë kur i ka bërë thirrje popullit serb që të mos marrin pjesë në këtë shfaqje të lojës së Kurtit sepse është krijuar nga fillimi me qëllimin që të dështojë”.

”Së dyti, duam të përsërisim qartë se ishim më se të gatshëm të marrim pjesë në këtë proces për të parë prapavijën dhe për të zëvendësuar këta kryetarë fallco në komunat tona, por nuk donim të luanim lojëra të dirigjuara nga regjimi në Prishtinë që do të kishte kuptim i gjithë procesi parandalojnë heqjen e pulenave të Kurtit, dhe pastaj do ta paraqisnin si një lloj legjitimiteti”.

”Së treti, dita e sotme tregoi se si duket demokracia nën Albin Kurtin, me gypa të gjatë, forca speciale dhe automjete të blinduara në qendrat e votimit, kamera që incizojnë votuesit dhe si shkojnë, këshilltarë në borde zgjedhore, tabela zgjedhore pa serbë në to dhe gjuha serbe e shpejtë në shumë vendvotime”.

”Dita e sotme tregoi një shkallë të lartë të unitetit të popullit serb të cilët mbetën konsistent me vetveten, por edhe dhanë dëshmi se nuk janë lista serbe dhe Serbia që po i frikësojnë serbët por Kurti dhe njësitë e tij ilegale parapolicore, që rezultuan me rrugët e zbrazura në veri e Kosovës sot”.


Ora 20:38
Dështimi i zgjedhjeve në Veri, ministri Krasniqi: Kosova zbatoi marrëveshjen e Bratislavës, BE-ja të heqë sanksionet

1713725016_krasniqi.jpg

Ministri i Pushtetit Lokal në Kosovë Elbert Krasniqi, i bën thirrje BE-së që të heqë masat ndaj Kosovës, sepse thotë se edhe përkundër mundësisë për largimin e kryetarëve në Veri në Kosovës Lista Serbe dhe Beogradi urdhëruan bojkotimin e procesit të votimit. 

Ministri Krasniqi thekson se Kosova ka zbatuar marrëveshjen e Bratisllavës.

“Ne siguruam infrastrukturën dhe mundësinë që qytetarët të shprehin vullnetin e tyre demokratik. Lista Serbe dhe Beogradi, nga ana tjetër, urdhëruan edhe një herë bojkotimin e procesit të votimit në 4 komunat veriore – pavarësisht thirrjeve që të mos bëhet një gjë e tillë nga komuniteti ndërkombëtar. Ka ardhur koha, tani më shumë se kurrë që BE-ja të heqë masat e padrejta ndaj Kosovës. Kosova ka përmbushur pjesën e saj të marrëveshjes së Bratislavës. Ne duhet të ecim përpara. Nuk mund të mbahemi prapa më nga sjellja e përsëritur destruktive e Serbisë”, thotë Krasniqi.

Ora 19:40
Bojkoti i zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, Osmani: Ndodhi për shkak të presionit të Beogradit

1713722284_vjosaosmani3.jpg

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për referendumin në komunat veriore. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se Kosova u dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t’i largojnë kryetarët aktual dhe të zgjedhin kryetarët e rinj por masa më e madhe nuk e shfytëzuan për shkak të presionit nga Beogradi përmes Listës Serbe. Siç shkruan Osmani, presidenti serb shkeli fjalën që u kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

“Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiqi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë”.

“Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin.  Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, ka shkruar Osmani.

Ora 19:34
Referendumi për largimin e kryetarëve shqiptarë/ Mbyllen qendrat në veri të Kosovës, në Zveçan asnjë votë në kuti

1713721135_kosove.png

Demokracia në Veprim informon se ka vëzhguar procesin e votimit për ose kundër largimit të kryetarëve të  katër komunave në veri të Kosovës në të gjitha qendrat e votimit që nga hapja e tyre në orën 07:00 të mëngjesit. Sipas vëzhgueseve, të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur me kohë, pra në orën 19:00  ndërsa nuk është raportuar për asnjë rast ku qytetarët kanë qenë duke pritur në rradhë për të votuar. DnV thekson se “procesi i votimit gjatë gjithë ditës është karakterizuar me mungesë të theksuar të  interesimit nga qytetarët për të marrë pjesë në votim, pavarësisht se në muajin janar mbi 20% të qytetarëve me të drejtë vote kishin nënshkruar peticionin për largimin e kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës. Qendrws sw votimit nw Zveçan askush nuk iu drejtua për të votuar.

Ora 18:20
Bojkoti i serbëve/ Sa ishte pjesëmarrja në votime në veri të Kosovës deri në orën 15:00

1713716599_kosove.png

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se deri në orë 15:00 në votimet në katër komunat në veri të Kosovës persona morën pjesë 203 persona.

“Duke u mbështur në të dhënat që kemi pranuar nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, ju njoftojmë se Qendrat e Votimit janë të hapura dhe vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote”, tha zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media.

Pjesëmarrja deri në orën 15:00, sipas Elezit është si në vijim:

Leposaviq: 122

Zubin Potok: 17

Zveçan: 0

Mitrovicë e Veriut: 64

Ora 18:01
Votimet në Veri, shefi i EULEX-it: Po monitorojmë situatën në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in

1713715356_eulex.jpg

Shefi i EULEX’it, Giovanni Pietro Barbano, shkruan në një postim në rrjete sociale se së bashkë me Policinë e Kosovës dhe KFOR’in janë duke monitoruar situatën rreth vendvotimeve në katër komunat në veri të Kosovës.

“Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, EULEX-i është duke monitoruar situatën e përgjithshme të sigurisë rreth vendvotimeve në katër komunat ku po zhvillohet votimi për largimin e kryetarëve”, ka shkruar ai në platformën X.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB Patriot: 22/04/2024 08:30

    Me kete sabotim: HIDHEN POSHTE TE GJITHA PRETENDIMET SERBE per vetiun e KOSOVES! Ka ardhur koha qe TE GJITHA TROJET E VJEDHURA SHQIPTAREVE T'I BASHKOHEN SHQIPERISE!

    Përgjigju
  • Buda: 21/04/2024 11:10

    Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin-Potok dhe Zveçan duhet t'i bashkohen shtetit te Serbise; pjesa tjeter me 95% banore shqiptare duhet t'i bashkohen shtetit te Shqiperise. Vetem keshtu do te hidhen themelet e Paqes ne Ballkan.

    Përgjigju
    • Ceni: 21/04/2024 22:07

      Po Sanxhaku Presheva Melesia Maqedonia Çameria etj etj!?

    • Budisti: 21/04/2024 19:18

      Po ore kokroçk po...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?