VIDEO/ Rithemelimi nuk heq dorë nga dhuna e kaosi! Tensione në Konferencën e Kryetarëve, bllokon edhe 'Ekonominë'

Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, vijon të orkestrojë episodet e dhunës së bashku me deputetët e Rithemelimit që e mbështesin.

Edhe pse të përjashtuar për kaosin në seancës e së hënës (30 tetor) Gazment Bardhi dhe deputetët e Rithemelimit tentuan sërish të pengojnë veprimtarinë normale të Konferencës së Kryetarëve. Deputetët e Rithemelimit penguan kolegët socialistë të hyjnë në sallën e mbledhjeve duke iu bërë bllokadë në korridoret e kryesisë së Kuvendit. Në një moment Gazment Bardhi hapi me forcë derën e zyrës së kryeparlamentares Nikolla. E gjithë situata solli shtyrjen e mbledhjes nga ora 10:00 në 13:00.

Kuvendi u detyrua të nxjerrë gardën në shkallë për të penguar që deputetët e përjashtuar, përfshirë ata që nuk kanë lidhje me Konferencën e kryetarëve, të hyjnë në mbledhje. Prezantimi i ministrit Ervin Mete u bë shpejt, ndërsa brenda sallës deputetja Zheni Gjergji bëri zhurmuesen duke i kërkuar drejtueses së Konferencës së Kryetarëve të marrë masa dhe të lejojë që në sallë të futet edhe Gazmend Bardhi.

Bashkë me deputetin Agron Gjekmarkaj e vlerësuan turp mohimin e fjalës për opozitën dhe braktisën mbledhjen. Në përfundim të saj, Gazmend Bardhi pati një përplasje verbale me kryeparlamentaren Lindita Nikolla të cilën e priti teksa zbriti nga salla e mbledhjes duke i thënë se parlamenti nuk është vila e saj.

Kaosi që tentoi të pengojë Konferencën e Kryetarëve dhe veprimet e deputetëve që bllokuan dyert e në një rast edhe thyen vazot e luleve në kryesinë e Kuvendit, u shfaq përmes videove live në rrjetet sociale nga deputetë të Rithemelimit.

Skenari i kaosit u zbatua edhe në Komisiononin e Ekonomisë. Pas konferencës së kryetarëve që u zhvillua mes kaosit, deputetët e Rithemelimit penguan edhe mbledhjen e komisionit të Ekonomisë për buxhetin e paketën fiskale 2024. Deputetët socialistë u larguan nga Kuvendi ndërsa Noka i ndoqi nga pas duke ironizuar të shkojnë te Basha. Mbledhja u spostua online në orën 16:00 dhe u mbyll me një prezantim të shpejtë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete për projekt buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024.

6 deputetë të opozitës u përjashtuan dje (31 tetor) nga Sekretariati i Etikës pas skenave të dhunshme të seancës së ditës së hënë në parlament. Mbledhja për përjashtimet u zhvillua po mes kaosit, pasi deputetët e opozitës hynë në sallë dhe prishën mikrofonat e nuk lejuan zhvillimin e saj. Berisha dhe Bardhi thanë se nuk do të njohin përjashtimet, teksa paralajmëruan se edhe të enjten nuk do të ketë seancë normale.

Opozita e Bardhit dhe Berishës ka ndërmarrë akte ekstreme në Kuvend duke mos lejuar prej disa javësh zhvillimin normal të seancave. PD e Lulzim Bashës është distancuar nga këto akte, duke thënë se një opozitë e dhunshme i shërben Edi Ramës.

Përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi
1. Gazmend Bardhi
2. Bledion Nallbati
3. Flamur Noka,
4. Edi Paloka,
5. Albana Vokshi
Përjashtohet me 3 ditë
1. Saimir Korreshi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Kaosi në Kuvend, Spiropali-Rithemelimit: Dera ku kanë thirrur të parin tuaj, as hapet e as mbyllet prej nesh! I përgjigjet Vokshi: Ti vazhdo me Bajrajt, ne me betejën tonë

1698867781_398234326893534742138961135382841663228854n.jpg

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjete sociale lidhur me kaosin e përsëritur të grupit të Rithemelimit në Konferencën e Kryetarëve dhe në komisione parlamentare, siç ishte bllokimi i zhvillimit të mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë.

Në një reagim në rrjetet sociale Spiropali tha se “sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare”.

“Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk jua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh. Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni! Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj”, tha Spiropali.

Në përgjigje të Spiropalit ka reaguar deputetja e Rithemelimit Albana Vokshi e cila nuk i ka kursyer akuzat.

"Sekserja e Bajrave, një prej bandave me të rrezikshme, flet per institucione, kushtetutë dhe demokraci! Historia na ka mësuar se në një vend ku nuk ka liri dhe ku opozitës nuk i njihen të drejtat kushtetuese, nuk mund të ketë as mirëqenie për njerezit! Elisa Spiropali me shefin e vet le të vazhdojnë me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën! Ne do të vazhdojmë betejën tonë, si garancia e vetme se në Shqipëri ka shpresë", shkruan ajo në rrjete sociale.

Ora 19:48
Kaosi te 'Ekonomia', Tabaku kundër Rithemelimit: Beteja e opozitës, të tregojë çfarë do bëjmë ne ndryshe! Katër djem vdiqën në Gjermani për një jetë më të mirë

1698865022_dddddddddd.JPG

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një reagim në rrjete sociale, shpreh keqardhjen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Hamburg të Gjermanisë, ku humbën jetën 4 punëtorë shqiptarë, teksa shton se katër djemtë ikën për një jetë më të mirë.

Këtë ngjarje ajo e lidh me situatën aktuale të politikës shqiptare e veçanërisht me Komisionin e Ekonomisë ku teksa po diskutohej projektbuxheti 2024 grupi i Rithemelimi bllokoi sërish punimet duke e zhvendosur mbledhjen online. Përmes reagimit të saj Tabaku lë të kuptohet se është kundër kaosit të krijuar nga Rithemelimi, pjesë e të cilit tashmë është edhe Gaz Bardhit që dikur e ka mbështetur. Betejë e opozitës siç nënvizon Tabaku duhet të jenë propozimet për të bindur qytetarët se çfarë duhet të bëjnë më mirë, për të shmangur edhe largimet jashtë vendit për një jetë më të mirë si në rastin e katër shqiptarëve që ndërruan jetë duke punuar në të zezë në një zonë industriale të Hamburgut, ku u shemb skela dhe një vinç që i zuri poshtë.

"I lehtë i qoftë dheu 4 djemve të nënave të këtij vendi që nuk u japin më gëzim familjeve të tyre. 4 djem të nënave shqiptare, 4 baballarë a vëllezër humbën sot jetën duke punuar në një kompleks ndërtimi në Gjermani me leje të përkohshme pune, mbas një udhëtimi me peripeci, me punë të pasigurtë, 3 muaj këtu e 3 muaj atje për më shumë mundësi për familjet e tyre nga Mati e Dibra.

Askush nuk largohet me dëshirë nga familja, askush nuk lë fëmijët e prindërit me dëshirë kjo ndodh në kushte ekstreme varfërie, në kushte ekstreme ekonomike kjo ndodh nga pamundësia për të siguruar një jetë më të mirë për familjen këtu.

Ndërkohë që parlamenti duhet të diskutojë buxhetin, kur shikon miliona euro në kontrata koncesionare marramendëse të gjitha kryekëput korruptive, në ndërkohë shqiptarët janë të detyruar të largohen në kërkim të një jete më të mirë. Këtë kanë nevojë sot të dëgjojnë qytetarët se çfarë do bëjmë ne ndryshe, më mirë më shumë se si do e ndalojmë këtë largim masiv, se si do krijojmë punë e mundësi për të gjithë e jo pakicën! Kjo është beteja e opozitës", shkruan ajo.

Ora 18:04
Komisioni i Ekonomisë u mblodh online, deputeti i PS, Erion Braçe: Sali Berisha nuk na bllokon dot!

 

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, mbledhje e cila u zhvillua online për shkak të bllokimit nga deputetët e Rithemelimit.

Duke postuar videon ku sqaron përfitimet e bujqve dhe fermerëve pas miratimit të paketës fiskale, Brace shkruan se Berisha nuk i bllokon dot.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe inancave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj tëgjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerave të rracës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”- shprehet Braçe.

 

 

Ora 16:52
Grupi Berisha-Bardhi bllokuan sallën, Komisioni i Ekonomisë zhvillohet online! Mete prezanton pr.buxhetin dhe paketën fiskale

 

Pas Konferencës së Kryetarëve, opozita bllokoi edhe komisionin e Ekonomisë këtë të mërkurë. Në këtë mënyrë mbledhja është spostuar online. Ministri i financave dhe Ekonomisë Ervin Mete po prezanton pr.buxhetin 2024 dhe paketën fiskale.

 

 

Ora 16:47
Deputetët e Rithemelimit bllokuan Komisionin e Ekonomisë, socialistët presin mbledhjen online me bakllava (VIDEO)

 

Komisioni i Ekonomisë do të zhvillojë mbledhje online pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët duke mos i lënë të futeshin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale.

Ndërkohë, deputeti Erion Braçe ka postuar një video në instagram ku shihen deputetët socialistë të ulur në një kafene pranë Kuvendit për të pritur nisjen e mbledhjes, ndërkohë që iu ka ardhur edhe një tepsi e vogël me bakllava.

“Ne, gati për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë; buxheti i shtetit për vitin 2024, paketa fiskale për vitin 2024! Rrogat, pensionet, taksat-përfshi TVSH, për mëshqerrat shtatzëna e jo vetëm, bletët dhe insektet e mira, për produkte biologjike, për supermarketet e gjithë Evropës. Vo: Bakllavaja e bërë me grurin e ri, miellin prej tij, bërë në Myzeqe,” – shkruan Braçe krahas videos së publikuar.

 

Ora 15:49
Rithemelimi bllokoi Komisionin e Ekonomisë, Berisha akuza socialistëve: Po miratojnë buxhetin në lokal

 

Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat pasi grupi i deputetëve të Rithemelimit bllokoi seancën për miratimin e buxhetit në komisionin e Ekonomisë.

Ai hodhi akuza të forta duke deklaruar se socialistët po zhvillojnë mbledhjen për miratimin e buxhetit në lokale pa praninë e punonjësve të ministrisë së Financave.

“A mund të imagjinojnë shqiptarët se kanë kaluar në klandestinitet për miratimin e buxhetit. Në vend të një seance të hapur dhe konsulte të gjerë, ata e mbyllën debatin dhe kaluan në një klub dhe aty shkoni filmoni, po miratojnë buxhetin në mënyrën më të përpgjegjshme dhe qesharake. Në kundërshtim me kushtetutën kanë vendosur pa punonjësit e ministrisë së Financave, të punojnë online. Mbledhja online bëhet vetëm në dy kushte: luftë ose epidemi. Asnjë prej tyre nuk plotësohet por këta nuk kanë moral”-tha Berisha.

Ora 15:33
Grupi i Berishës bllokoi deputetët e PS, Komisioni i Ekonomisë do mblidhet online në orën 16:00

1698848034_noka.jpg

Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online në orën 16:00. Kjo është zgjidhja e gjetur pasi grupi i Berishës bllokoi socialistët, duke mos i lënë të hynin në sallën ku do të zhvillohej mbledhja për miratimin e buxhetit të vitit 2024 dhe paketës fiskale. 

Ora 15:15
Grupi i Berishës bllokon edhe Komisionin e Ekonomisë, ikin deputetët e PS, batuta e Nokës: Shkoni tek Luli se ka dhe byrek

 

Grupi i deputetëve të Berishës bllokon edhe Komisionin e Ekonomisë, largohen deputetët e PS.

Në një video duket Flamur Noka që me batutë u thotë deputetëve socialist që të shkojnë tek luli se ju jep dhe byrek. (Lulzim Basha)

Ora 14:41
Bardhi s’i ndahet Nikollës, i bën 'si i fortë' në Kuvend: Nuk është vila jote kjo

 

Gazment Bardhi është përplasur me kryeparalmentaren Lindita Nikolla sërish në ambientet e Kuvendit. Deputeti demokrat i ka dalë para kryeparlamentares, duke iu drejtuar se kjo nuk është vila e saj private. Ishte garda që bëri ndarjen mes tyre.

‘Parlament privat është ky! Është paralment i popullit nuk është vila jote me lekët e korrupsionit dakord të të vijë turp të të vijë.’- tha Bardhi.

Ora 14:38
Bardhi paralajmëron sërish dhunë nesër në seancë parlamentare

 

Grupi i Rithemelimit, mbështetës të Sali Berishës nuk do të heqin dorë nga skenari i kaosit për të  mos lejuar zhvillimin normal të komisioneve por dhe të parlamentit.

“E sigurtë është që as seanca e nesërme as e sot nuk ka për të funksionuar sa kohë nuk funksionon opozita e vendit. Nuk po kërkojmë ti zënë karriget por të ushtrojmë detyrën tonë. Ne nuk kemi ardhur në kuvend me votat e krimit të organizuar”” deklaroi Gazmend Bardhi në një prononcim për median jashtë kryesisë së Kuvendit

Ora 14:26
Tensionet në kryesi, Bardhi: Të vendosur që të mos lejojmë zhvillimin normal të parlamentit! Sot kishte 100 forca të gardës

 

Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tha se deputetët e opozitës janë të vendosur që mos të lejojnë zhvillimin normal të parlamentit. Bardhi tha se sot kishte 100 forca të gardës që kanë marrë në mbrojtje deputetët e PS-së.

'Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka të bëjë me vijimin apo përmbushje e një detyrimi që rrjedh nga disa raporte të OSBE-ODIHR për zhvillimin e reformës Zgjedhore. Mazhornaca nuk respekton të drejtën e opozitës që të përfaqësohet me ato që do në tryezën e Reformës Zgjedhore. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së. Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës.’- tha Bardhi.

Ora 14:12
Mes tensionit, Mete prezanton në Konferencën e Kryetarëve pr.buxhetin 2024: Për herë të parë kalon 7 mld euro

Projektbuxheti i vitit 2024, prej 7 miliardë euro u prezantua nga Ministri i Financave Ervin Mete në konferencën e Kryetarëve, duke theksuar se synohet rritja e mirëqenies, e punësimit si dhe konsolidimi fiskal duke ulur borxhin publik nën 60%.

“Projektbuxheti 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara dhe në të njëjtën kohë projekton uljen e borxhit publik,. Synojmë konsolidim fiskal, me një borxh publik që pritet të zbresë vitin e ardhshëm, nën nivelin 60%, për herë të parë që prej vitit 2011, çka na pozicion në grupin e vendeve me financa publike më të forta”, tha Mete.

Programi kryesor në buxhet është rritja e pagave për administratën me synim rrogën mesatare 900 euro brenda vitit që vjen. Po ashtu është i parashikuar indeksimi i pensioneve.

“Financohet indeksimi i pensioneve, i cili në dy vitet e fundit kap shifrën rreth 25 miliardë lekë. Nga ky fond, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga të cilët pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë”, tha Mete.

1.2 miliardë euro do të përdoren për investime publike me fokus sektorin e turizmit, bujqësisë, rindërtimin dhe infrastrukturën tha ministri Mete, i cili theksoi se do të rriten me më shumë se 10% shpenzimet për pushtetin vendor.

“Shpenzimet për këtë nivel qeverisje për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë, me një rritje prej 10.4% në raport me buxhetin e vitit 2023”, tha Mete.

Ministri ka prezantuar edhe katër ligjet që ndryshojnë, ai i TVSH-së, i akcizës, taksave kombëtare dhe procedurave tatimore që do të jenë pjesë e paketës fiskale për vitin që vjen.

Ora 13:53
Konferenca e kryetarëve, Gjermarkaj i drejtohet Nikollës: Opozita po rrethohet me gardistë, mos u sillni si manekin

Në Konferencën e Kryetarëve, deputeti Agron Gjekmarkaj duke ju drejtuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, tha se ata duhet të marrin parasysh kërkesat e opozitës dhe të mos e kthejë Parlamentin në një burg.

‘Ju lutem mos e shndërroni Parlamentin në një burg. Nuk është një segment për mazhorancën dhe opozita të rrijë përtej mureve. Ajo është e barabartë në këtë institucion. Ky është një skandal i vërtetë. Keni përgjegjësi, Kjo ndodh vetëm në vendet autoritare ku opozita rrethohet me gardistë. Ky nuk është Parlament normal, kjo nuk është sallë normale. Anormaliteti nuk sjell normalitet. Kjo sjell revoltë, sjell protestë. Protesta merret parasysh, nga protesta reflektohet. Bëhuni të përgjegjshëm. Mos silleni si manikin që zbatoni porosi.’- tha Gjekmarkaj.

 

 

Ora 13:04
Sherri në ambientet e Kuvendit, deputetët e Berishës thyejnë dhe vazot e luleve

Opozita vijon të pengojë mazhorancën për të zhvilluar punimet normale në Kuvend.

Pas pengesave të seancave plenare, deputetët e opozitës, edhe pse të përjashtuar, janë futur në Kryesinë e Kuvendit dhe nuk kanë lejuar mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Madje, kanë thyer edhe vazot me lule.

Ora 12:59
VIDEO/ Rithemelini përplaset me gardën në kryesinë e Kuvendit, hapin me forcë derën në zyrën Nikollës

Rithemelimi vijon të krijojë kaos në kryesinë e Kuvendit. Deputetët e opozitës janë përplasur me gardën dhe kanë hapur me forcë dyert nëpër sallat e komisioneve. Në një moment ato kanë hapur me forcë zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla.

‘Edhe në kohën e diktaturës nuk të pengonte njeri. Na jepni një shkresë ku thuhet nuk lejohen deputetët.’’- tha Noka.

Ndërkohë Gazment Bardhi u përplas me punonjësit e Gardës e u kërkoi deputetëve që ta largojnë.

‘Hiqni gardën nga këtu’- tha Gazment Bardhi.

Ora 11:17
Rithemelimi bllokon punimet e Konferencës së Kryetarëve, Berisha: Rama dhe Nikolla shkatërruan parlamentin duke u mohuar të drejtat opozitës

 

Rithemelimi ka penguar zhvillimin e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve dhe për këtë arsye u mor vendimi që të shtyhet në orën 13:00. Në një dalje për mediat, ish-kryeministri Sali Berisha tha se Rama dhe Nikolla kanë shkatërruar parlamemtin duke u mohuar të drejtat opozitës.

"Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroj dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti të cilës mund t’i vihet edhe çdo epitet por unë rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fytëse ndaj një zonje. Nëse bëni një replay të regjistrimeve tuaja në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin duke shkelmuar kushtetutën dhe rregulloren e parlamentit në mënyrë të përditshme. Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës dhe përpjekjes së tyre për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlamenti ishte fiktive. Kur ata 600 mijë votues kishin zero përfaqësim në Kuvend, pasi përfaqësueseve të tyre ju mohohej e drejta legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike se opozita nuk kishte vota të imponohej miratimin e tyre, ngritja e komisioneve hetimore është detyrim kushtetues. 31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës. Nuk mund të pranohet kurrë tu mohohet e drejta e ngritjes së komisioneve hetimore", tha Berisha. 

Ora 11:10
Pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës, shtyhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve

1698831841_1698831818mete.jpg

Pas kaosit të krijuar nga deputetët e Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, mbledhja e Konfreencës së kryetarëve është shtyrë për në orën 13:00. Mbledhja duhet të niste në orën 10:00, por socialistët nuk u lejuan të zhvillojnë mbledhjen.

‘Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.’- njofton Kuvendi.

Ora 10:40
Rithemelimi bllokon derën, nuk lejon ministrin e Financave të futet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

 

Rithemelimi ka vijuar me kaosin, ndërsa nuk po lejojnë që të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet projektbuxheti 2024. Deputetët e Rithemelimit kanë bllokuar derën, ndërsa nuk lejojnë ministrin e Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete që të futet në mbledhje.

Ora 10:23
VIDEO/ Bardhi përplaset me Nikollën në kryesinë e Kuvendi: Për çfarë më ke përjashtuar

 

Deputetë e Rithemelimit po vijojnë skenarin e tyre me bojkotim e mos lejim të zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit. Gazment Bardhi, i cili u përjashtua me 10 ditë nga Kuvendi një ditë më parë nga Komisioni i Etikës, u përplas sot me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

‘Pse me ke përjashtuar ti mua, për çfarë?’- i tha Bardhi Nikollës.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nani: 02/11/2023 09:17

    opozita nuk mund te perjashtohet nga kuvendi. ca do degjojme monologet e rames dhe te ministrave socialiste

    Përgjigju
  • Iris: 02/11/2023 02:13

    Po cili kuvend u shkaterrua?! Ciles opozite ju mohuan te drejtat?! Ty Berishe e sejmenet e tu nuk ju njeh as partia juaj-PD,ju ka flakur nga radhet dhe do t'ju njohin socialistet si opozite!! Cfaredo te beni ti dhe /Gjinua/ ne kuvend,fati juaj eshte vulosur.Edhe Meta e ka kuptuar,se nuk po i vjen me zeri si me pare,po pret ne cilin drejtim do fryjne ererat e cfare do te sjellin!

    Përgjigju
  • Linda: 01/11/2023 22:04

    Bajret jane produkt i juaji!dhe ju mbajuni me 21 janarin dhe Gerdecin ti gezoni ne SPAK,same pare.

    Përgjigju
  • Meri: 01/11/2023 18:41

    Këta jan turpi I kombit,na e shpifën me injorancen dhe arrogancën e tyre.

    Përgjigju
  • Ledi: 01/11/2023 18:24

    Kur bejne te firtin Bardhi ,Noka dhe Paloka, nuk eshte turp te them se parlamenti nuk ka rregull.Garda per kedo qe shkel rregulloren dhe perdir firce duhet ti kapli prej xberku dhe ti ncjerri jasht.A e oate burrnin e Nokes dhe te tjeteve,jo Bardhit para ultimatumit te deputetit te Elbasanit Spaho?

    Përgjigju
  • Cubi: 01/11/2023 14:45

    Po normale antikombetaret kete pun kan ber dhe vazhdojn te bejm me ne krye krimineliin e shqiperis.

    Përgjigju
  • Mona: 01/11/2023 14:39

    Vazhdoni keshtu Se me te neveritur beheni per popullin Dhe ter jeten mbas dyerve do mbeteni per te yre brenda Por me sa duket dyert nuk hapen per kafshet e pa sjellshme mblidhni ment po doni serjozizht te qani hallet e popullit Por nga sjellja juaj te le per te deshiruar. Turp

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 01/11/2023 14:08

    A KA LIGJË?AKA INSTITUCIONE QË LIGJI LEJON PËRDORIMIN E FORCËS(DAJAKUN).POPULLI KA NJË SHPREHIE DRURI KA DALË NGA XHENETI.KËTA VETËM PËRFAQËSUES TË POPULLIT NUK JAN,ATA JAN JASHTËQITJA E POPULLIT TONË.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 01/11/2023 14:01

    E pritshme,e planifikuar midis salehut dhe edvinit te salehut....njeres skini pare gje ende.....

    Përgjigju
  • Bjerini kafshës: 01/11/2023 13:59

    Me plot gojën u duhet thënë u dh.. me gjithë ligje! Po si u dashka mbajtur sehir që një i akuzuar për korrupsion nga prokuroria të përdor mbështetsit e vetë dhe me dhunë të mos lejoj punimet e kuvendit! Atëherë kot që bëhen votime sepse mjafton që një shtrëmbanuk me bandën e tij dhe për hallin e tijë me dhunë të thyej dhe shkatërroj dyer,të bllokoj dhe diktoj punën e parlamentit dhe të shumicës !.

    Përgjigju
  • A...Zh: 01/11/2023 12:51

    Si mundet nje grup horrash e banditesh te marrin peng institucionet e shtetit?! Nese shteti nuk ka mekanizma per sigurimin e normalitetit te funksionimit te tij, atehere rrofte anatkia!

    Përgjigju
  • Fatosi-kosove: 01/11/2023 11:16

    Po Ku eshte garda e policia qe nuk nderhyn tjau shkerdhen nanen e rracen ketyre krimineleve, si ka mundesi qe shteti te bllokohet nga kriminel si noka e palloka, o zot çfar poshtersie dhe sa te ndyre qe jan.

    Përgjigju
  • Tao: 01/11/2023 10:35

    Sa te peshtire dhe fallco, nuk ngjit hic kauza e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja