Marrëdhëniet e tensionuara në Mesdhe në lidhje me kontrollin e burimeve të hidrokarbureve, protestat në Bjellorusi dhe marrëdhëniet e tensionuara me Kinën, janë këto temat qendrore të cilat do të diskutohen në samitin e shtyrë disa herë për shkak të krizës së COVID-19 dhe së fundmi për shkak të karantinimit të presidentit të Këshillit Europian Charles Michel. Në krye të axhendës janë marrëdhëniet me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.
Greqia dhe Qipro anëtare të bllokut janë në një përballje me Turqinë për kërkimet për gaz dhe kufijtë në Mesdhe, përplasje e cila ka fillua kohë më parë dhe e tensionuar së fundmi. Pavarësisht kërcënimeve të shumta deri tani BE, nuk ka rënë dakord për sanksionet që do të ndërmerren.
Sanksione nuk ka pasur as për liderët bjellorusë, pavarësisht protestave dhe refuzimit për të njohur zgjedhjet presidenciale të manipuluara dhe për dhunën që pasoi. Përveç Evropës, politikat e serta të brendshme e të jashtme të Kinës kanë detyruar BE-në të ndryshojë takt në marrëdhëniet me Pekinin.
Ligjvënësit duan të shohin më shumë zëra kritikë për abuzimet e të drejtave të njeriut dhe të ruajnë bashkëpunimin ekonomik. Një tjetër temë të cilët liderët do të diskutojnë është edhe situata e COVID-19 dhe edhe njëherë para shteteve shtrohet nevoja e të menduarit jashtë kufijve të vet./Përgatiti Suada Mehmetaj