Mblidhet Task-Forca, plan 
masash për ditën e zgjedhjeve

Mblidhet Task-Forca, plan <br />masash për ditën e zgjedhjeve
48 orë përpara zgjedhjeve parlamentare është zhvilluar takimi i pestë i Task-Forcës për monitorimin e administratës në fushatën elektorale. 

Task-Forca diskutoi sipas rendit të ditës dërguar anëtarëve të saj dhe pjesëmarrësve në të ku të pranishëm ishin si zakonisht përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët falënderohen për pjesëmarrjen dhe janë të mirëpritur në çdo mbledhje.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e Task-Forcës në Kryeministri, si pikë e parë e Rendit të Ditës u diskutua plani i masave operacionale për mbarëvajtjen e procesit ditën e zgjedhjeve.

"Anëtarëve të Task-Forcës ju ishte vënë në dispozicion paraprakisht plani në fjalë duke u ftuar të sillnin rekomandimet e tyre (nëse kishin). Plani në fjalë përfshin një sërë masash dhe Task-Forca do të jetë grupi që do të monitorojë dhe koordinojë ankesa  të ndryshme të referuara nga subjektet politike ditën e zgjedhjeve. Plani për disa Ministri cakton masa të posaçme për tu ndjekur ditën e zgjedhjeve. Pas diskutimeve plani u miratua  dhe zbatimi i tij do të fillojë menjëherë.

Si pikë e dytë në funksion të transparencës u trajtua një ankesë e sjellë në adresë të Task-Forcës nga një subjekt politik dhe iu la detyrë Drejtori të Policisë për ndjekjen e  mëtejshme të rastit dhe kryerjen e veprimeve të duhura procedurale
", thuhet në këtë njoftim.

Në dispozicion të subjekteve elektorale numri 068 80 444 33  
Zyra e zëvendëskryeministres, njofton të gjitha subjektet elektorale se ka vendosur në dispozicion të tyre numrin 068 80 444 33, si pikë kontakti me kabinetin e zv/Kryeministrit, si kryetar i Task Forcës, me qëllim referimin e rasteve te përfshirjes se administratës dhe policisë shtetit ne veprimtari te paligjshme ne ditën e zgjedhjeve dhe gjatë procesit te numërimit.

Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija inkurajon bashkëpunimin me subjektet elektorale  me qëllim realizimin me paanshmëri të procesit të monitorimit, trajtimin e barabartë të kandidatëve e partive politike në procesin elektoral, si dhe mospërdorimin e administratës dhe policisë së shtetit për qëllime partiake.

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija thekson edhe njëherë se do të veprojë në përputhje Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017 “ si dhe kuadrin ligjor në fuqi e pandikuar nga presione të çdo lloji, me qëllim kryerjen e zgjedhjeve lira, të ndershme dhe demokratike të denja për një vend anëtar të NATO-s dhe që aspiron të pranohet me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.

Zgjedhjet, MSH thirrje mjekëve: Masa nëse shkelni ligjin elektoral
Ministria e Shëndetësisë iu bën apel punonjësve në sistemin shëndetësor në lidhje me zgjedhjet e së dielës ku Shqipëria voton për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme.
 
Ministria në mbështetje të Vendimit të Task Forcës për marrjen e masave operacionale për garantimin e zgjedhjeve, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor të veprojnë në përputhje me Kodin Zgjedhor.
 
Gjithashtu, Ministria vë në dispozicion të punonjësve të të gjitha niveleve por edhe qytetarëve numrin e gjelbër, pa pagesë, 0800 8111 dhe e-mailet përkatëse: http:[email protected] dhe http:[email protected]
 
Ministria e Shëndetësisë i kushton një vëmendje të veçantë integritetit të qytetarëve dhe sjelljes së tyre në përputhje me ligjin për moscenimin apo tjetërsimin e vullnetit për një votim të lirë dhe të ndershëm.
 
Inkurajojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të kësaj Ministrie dhe/ose institucioneve të saj të varësisë në shitblerje të votave, intimidim të votuesve për të votuar për një subjekt të caktuar politik apo shkelje të tjera të lidhura me zgjedhjet.
 
Ministria e Shëndetësisë shpreh vendosmërinë për marrjen e masave të menjëhershme në rast konstatimi të shkeljes së ligjit zgjedhor. 

Çako mesazh policëve: Tregoni korrektësi, garantojmë zgjedhjet
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako mori pjesë sot në instruktazhin me punonjësit e Policise ne Komisariatin e Policise nr 1 Tirane.

Në një prononcim për median per rolin e policise ne procesin zgjedhor, Çako i ka bërë edhe thirrje punonjësve të Policise të jenë korrekt në detyrë, ndërsa u shpreh se policia do garantojë procesin.  

“Policia ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e procesit. Qytetarët të denoncojnë veprimtaritë e paligjshme.

Punonjësit e policisë të jenë korrekt në detyrë. Task Forca monitoron veprimtarinë e policisë. Policia ka marrë gjithë masat për mbarëvajtjen e procesit
”, tha ai gjatë një prononcimi për mediat. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit