Mblodhi 33 mln £ për sistemin shëndetësor britanik, shtrohet në spital veterani 100-vjeçar pasi u infektua me COVID

Mblodhi 33 mln £ për sistemin shëndetësor britanik, shtrohet në spital veterani 100-vjeçar pasi u infektua me COVID

Tom Moore

Veterani i njohur britanik Tom Moore është shtruar në spital si pasojë e koronavirusit. Kapiteni 100-vjeçar i cili mblodhi gati 33 milion paund për sistemin britanik të shëndetësisë, u shtrua në spitalin Bredford pasi kishte probleme të vazhdueshme me frymëmarrjen.

Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Hannah Ingram-Moore përmes një postimi në Twitter. Ajo shkruan se Moore prej javësh trajtohej për problemet në mushkëri ndërsa javën e kaluar rezultoi pozitiv.

Një zëdhënëse e familjes tha se kapiteni Tom nuk kishte marrë ende vaksinën Covid-19 për shkak të ilaçeve që ai po përdorte për pneumoni.

” Unë doja t’ju informoja të gjithëve se sot babai im u shtrua në spital. Ai ka marrë trajtim për pneumoni javët e fundit dhe javën e kaluar ishte pozitiv me Covid-19. Babai ishte në shtëpi me ne deri më sot, kur i duhej ndihmë shtesë për frymëmarrjen e tij”, shpjegoi vajza.

Veterani i Ushtrisë u bë i njohur pasi bëri 100 xhiro rreth kopshtit të tij në Marston Moretaine, Bedfordshire, para 100-vjetorit të lindjes gjatë izolimit në valën e parë të pandemisë.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Une: 31/01/2021 21:47

    Vet e kruajti b*then ky heroi ishte me pushime ne Barbados.. I mblodhi parate e anglezeve. Kot nuk thone beju qejfin budallenjeve te hedhin para me grushta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave