Mbollën 262 kg kanabis në një serë në Vlorë, arrestohet një trafikantët, në kërkim dy të tjerët! Më herët u arrestuan kryeplaku i fshatit dhe elektricisti i OSHEE

Një vit pasi ishte shpallur në kërkim dhe iu shkatërruar sera më kanabis që kishte mbjellë në Vlorë është arrestuar një nga trafikantët, ndërsa vijojnë të jenë ende në kërkim dy të tjerë.

Gjatë operacionit të koduar “Çairet”, në pranga ra Klajdi Kapllanaj, 21 vjeç, ndërsa janë në kërkim Fatbardh e Engjëllush Kapllanaj, të afërm të Klajdi Kapllanajt, përkatësisht 45 dhe 22 vjeç.

Operacioni 'Çairet' u zhvillua në gusht 2021 ku u sekuestruan 262 kg lëndë narkotike kanabis, ku 210 kg kanabis u gjetën në banesën e Fatbardh Kapllanaj, ndërsa në një ambient pranë banesës së tij e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike u kapën 52 kg lëndë kanabis, në proces tharjeje.

Gjatë aksionit në 2021 u arrestua kryeplaku i fshatit Kaninë Andon Todi, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit" dhe Gramos Islamaj, punonjës i OSHEE-së, për “Shpërdorim i detyrës”.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha