Mbollën drogë, arrestohen 3 kushërinj në Mirditë, nën hetim kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre

Mbollën drogë, arrestohen 3 kushërinj në Mirditë, nën hetim kryeplaku i fshatit për shpërdorim detyre

Foto ilustruese

Arrestohen 3 kushërinj në Mirditë për kultivim lëndësh narkotike, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë 1 tjetër.  

Për vepren penale "Kultivimi i bimëve narkotike " janë arrestuar 3 kushërinjtë Flamur, Viktor dhe Klisard Picaku si dhe është proceduar në gjendje të lirë për vepren penale "Shpërdorimi i detyrës" kryeplaku i fshatit Nikoll Picaku.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.  Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.  Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Lurth, Mirditë, janë konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike dhe janë vënë në pranga shtetasit F. P., V. P. dhe K. P., si dhe ka filluar procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre, ndaj kryetarit të fshatit, shtetasit N. P., banues në Lurth, Mirditë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorimi i detyrës".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës

Nënkryetari i Bashkisë Himarë, Previn Gjikuria tregon pse u tërhoq në momentet e fundit nga votimi për drejtimin e Himarës