Një 43-vjeçar në fshatin Kreshpan të Fierit është arrestuar nga policia pasi akuzohet për kultivimin e bimëve narkotike.

Pas marrjes së informacionit në mënyrë operative policia ka shkuar në vengjarje, në një zonë të pyllzuar në fshatin Kreshpan, ku ka gjetur disa bime narkotike, që mendohet se i ka mbjellë 43-vjeçari në fjalë me inicialet S. Y.

Tani ai do të përballet në gjykatë me akuzën 'kultivim të lëndëve narkotike'.