Mbrëmja e Usain Bolt, xhamajkani
 kërkon rekordin historik në 100 m

Mbrëmja e Usain Bolt, xhamajkani<br /> kërkon rekordin historik në 100 m
Në Rio është gjithçka gati për mbrëmjen e madhe të Usain Bolt i cili do kërkojë medaljen e artë në garën e 100 metrave që zhvillohet rreth orës 3 e 25 të natës me orën shqiptare.
 
Xhamajkani më parë duhet të kalojë gjysmëfinalet por kjo nuk shihet si problem dhe rival për medaljen e artë pritet të ketë amerikanin Justin Gatlin që deri tani ka dhënë kohë më të mirë se Bolt.

Xhamajkani pritet të bëjë një tris historik pasi në 100 metra ka triumfuar në Pekin dhe Londër dhe do bëhej i pari atlet që fiton këtë garë në tre Olimpiada radhazi.
 
Në Rio 2016 Bolt është më shumë i përqëndruar tek gara e 200 metrave ku do të thyejë rekord ndërsa në 100 metra ka pasur pak vështirësi në nisje të garës për shkak të gjatësisë.

Boltit nuk i pëlqen të garojë në mëngjes dhe finalja si për të plotësuar dëshirën e tij është në mbrëmje rreth orës 22:25 në Rio dhe në orën 3:25 me orën shqiptare.

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron