Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në një mbrëmje Gala të organizuar në Hotel Sheraton ka shpallur 10 sportistët më të mirë të vitit 2015. Përzgjedhja e sportistëve më të mirë bëhet nga Federatat përkatëse dhe më pas KOKSH i miraton.
 
E para që morri trofeun e më të mirës ishte atletja Luiza Gega e cila premtoi që do arrijë në finale të Lojërave Olimpike 2016.
 
Në boks triumfoi Arjan Kaloshi i Vllaznisë, në çiklizëm Redi Halilaj, në not Nikol Merizaj, në peshëngritje Briken Calja, në xhudo Jon Vrenozi,volejboll Anton Qafarena,Taekwondo Egers Aliu.

Basketbollisti i Tiranës Redi Vogli morri një çmim të veçantë atë Fair-play ndërsa Sabien Lilaj futbollisti i Skënderbeut u shpall sportisti më i mirë i vitit 2015. Në mbrëmjen Gala ishin të pranishëm figura e personalitete të sportit dhe përfaqësues të Ministrisë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)