Mbrëmje shqiptare në Gjermani
Uldedaj në ring, sfidon boksierin çek 

Mbrëmje shqiptare në Gjermani<br />Uldedaj në ring, sfidon boksierin çek <br>
Sonte në ora 21:00, do të ngjitet në ringun e boksit profesionist 20 vjeçar shqiptar i peshës Cruser, Jurgen Uldedaj. Boksieri  Uldedaj, ka 2 vite që është pjesë e klubit profesionist më të mirë Europian "SES Boxing", me promotorit Ulf Steinforth dhe me trajnerin e mirënjohur, Dirk Dzemski.

Kjo ndeshje do të jetë më e rëndësishmja e karrierës së tij të deritanishme dhe do të zhvillohet, në Sportarena in Halle,  Gjermani. Në këtë përballje boksieri i peshës Cruiser lufton me 10 raunde për titullin "German International Cruiserëeight".

Këtë titull e kanë fituar më përpara kampionët e peshës Cruiser,  si:  Firat Arslan, Alexsandër Petkovic, Rene Huebner, Kai Kurzava, etj. Uldedaj vjen në këtë përballje të parë për titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si boksier profesionist.

Kundërshtari në luftë për këtë titull është Jakub SYNEK, një boksier çek (33 vjeçar), me 8 fitore pa asnjë humbje në karrierën e Tij si boksier profesionist, por me shumë përvojë edhe në boksin profesionist.

Kjo është një përballje e vështirë, por shumë e rëndësishme e këtij boksieri, që konsiderohet një supertalent dhe me shumë prespektivë, për të synuar majat e boksit profesionist Europian dhe Botëror.

Në këtë mbrëmje "Gala" organizuar nën kujdesin e "SES Boxing", krahas  boksierit gjerman Tom Schëars,  që mbron titullin "ËBO Inter- continental Heavyëeight", do të ndeshen edhe boksieri më i mirë  shqiptar Robin (Haxhi) Krasniqi si dhe talenti tjetër Elvis Hetemi. Pra kjo do jetë një mbrëmje shqiptare.

"Në drejtimin e trajnerit tim Dzemski, jam përgatitur shumë, për ta fituar këtë titull të rëndësishëm,  i cili është i pari në karrierën time, për ti hapur rrugën titujve të tjerë, por edhe për të gëzuar dashamirësit e mi  të boksit profesionist, Gjermanë dhe Shqiptarë, të cilët më kanë mbështetur shumë gjatë kësaj periudhe dhe dua ti falenderojë me shumë  mirënjohje.....thekson boksieri Uldedaj". Ndeshja jepet në kanalin Super Sport Live në ora 21:00.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas