"Mbrëmja e divave", Arlinda Morava
  suksesi i sopranos në Rumani

  suksesi i sopranos në Rumani">
TIRANE- Arlinda Morava, sopranoja e njohur e cila jeton prej vitesh në Bukuresht, Rumani, është përzgjedhur për të qenë pjesë e “Mbrëmjes së Divave”, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës që mbyll aktivitetin operistik të një viti në këtë vend me traditë në fushën e muzikës operistike.

Sopranoja shqiptare ka interpretuar krah artistëve të mëdhenj të Rumanisë dhe jo vetëm me ta. “U ndjeva jashtëzakonisht e vlerësuar dhe e nderuar që u zgjodha në një event të tillë ku interpretova përkrah emrave të mëdhenj në fushën e artit lirik në Rumani. Ishte vërtet një natë magjike të interpretoja me artistë aq të arrirrë”, është shprehur sopranoja e njohur.

Morava është prezantuar në këtë ngjarje muzikore në pjesën e parë me arie nga operat botërore të kompozitorëve të njohur, si dhe në pjesën e dytë me arie të operetave më të bukura të kompozitorëve botërorë si, valsi i Musettes nga opera “La Boheme” e Puçinit, aria e Laurettës nga opera “Geani Schici”  e Puçinit si dhe arien e Zerlinës nga opera “Don Giovanni” e W.A.Mozzart.

Nga operetat ka interpretuar Koralinën nga opereta “Paganini”  të F.Leharm, arien e Pepittës nga opereta “Fllad Dashurie” të Dunajevskyt dhe Arien e Sofisë nga opereta “Dashuri e çmendur me diplomatin” e kompozitorit Rumun Christian Alexandar Petrescu. Nuk kanë munguar në këtë mbrëmje dhe dy kanconetat, “La Spagnola” si dhe “Con te partiro”, të cilat janë mirëpritur dhe duartokitur nga publiku i zgjedhur .
 “Bota pa artin, është si një kopësht pa lule”, ka thënë ajo duke cilësuar se se përmes artit të saj dëshëron të  dhurojë  emocion, kenaqësi dhe dashuri.

Mozzarti, Shtrauss, Rossini, Puçini, Verdi, Lehar si dhe T. Bredicianu janë kompozitorët e preferuar  të sopranos e cila ndihet mirë që është pjesë integrale e Operës  Rumune, opera me shumë tradita në kohë. Para pak kohësh, Arlinda Morava ishte në Tiranë e ftuar nga maestro Fatos Qerimaj, drejtori artistik i festivalit “Flauti magjik”, ku në një mbrëmje Gala, organizuar në kuadër të festivalit “Flauti magjik”, interpretoi me tenorin e njohur Kastriot Tusha. Në Rumani, Arlinda organizon projektin e saj “Shqipëria tokë legjende”, aktivitet që organizohet me institucionet e ndryshme atje.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës