Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj zgjodhi që darkën festive të Vitit të Ri ta kalojë pranë familjes së Hyqmet Kodrës në Zall Herr, e cila një javë më parë mori edhe çelësat e shtëpisë së re, të rindërtuar nga e para pas prishjes nga tërmeti.
Bashkë me urimin për një vit të mbarë, Veliaj siguroi edhe familjet e tjera të prekura nga tërmeti se është vetëm çështje kohë sa të gjithë të prekurit të futen në banesat e tyre të reja. Veliaj theksoi se 2021 do të jetë viti i ringritjes.
“Kemi akomoduar mbi 150 familje, por puna s’mbaron, nesër fillojmë prapë. Kemi bërë pafund shtëpi, por duhet të bëjmë pafund të tjera. Kemi bërë pafund shkolla, por duhet të bëjmë të tjera. Duhet ta kthejmë 2021 në një vit që edhe ekonomia lulëzon”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë u shpreh se ndryshe nga ata që ishin në pushtet dhe nuk bënë asnjë punë, kjo mazhorancë e ktheu çdo ditë në një punë konkrete.
“Zoti na e jep një herë shansin në jetë për t’u bërë kryetar bashkie, për të drejtuar. Në momentin që shfrytëzon çdo ditë për punë konkrete, atëherë ke lënë një gjurmë. Kundërshtarëve tanë u është dhënë shansi, kanë drejtuar 4 vjet dhe s’kanë ndërtuar një shkollë, s’kanë bërë asnjë punë dhe nuk e kuptojnë që është një shans që të vjen një herë në jetë”, theksoi Veliaj.
Kryefamiljari falenderoi kryebashkiakun dhe qeverinë për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë që nga dita kur tërmeti i një viti më parë i prishi shtëpinë.
Vetëm në Zall Herr javën që vjen fillon rindërtimi i 100 shtëpive të tjera, ndërsa nis puna edhe për lagjen e re me 48 shtëpi, si dhe rindërtimi i 2 shkollave të reja.
E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.8%
-
Jo
20.7%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3841
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike! 7 objekte mësimore në rikonstruktim
18 Dhjetor, 18:09
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nga Kopshti Botanik te transformimi i akuadromit, Veliaj prezanton disa nga projektet: Numri i shkollave do shkojë në 50
17 Dhjetor, 17:28
-
Tiranë/ Për herë të parë konferenca e solidaritetit islamik! Veliaj: Sporti mundësia më e mirë për të bashkuar njerëzit
17 Dhjetor, 17:17
-
Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja cilët janë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme
16 Dhjetor, 22:05
-
Pesë qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Krenar që i bashkohen energjisë së jashtëzakonshme të Tiranës
16 Dhjetor, 18:08
-
Esencë në REPORT TV, 42 kryetarët e Bashkisë së Tiranës, zgjedhjet, akuzat dhe historitë e tyre tragjikomike!
15 Dhjetor, 22:32
-
Botërori i Skive/ Veliaj pret Colturin: 2024 viti i rekordeve! Skiatorja: Emocion i veçantë
15 Dhjetor, 12:34
-
Tirana, Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, Veliaj: Hapim dy muze të rinj në qytet
15 Dhjetor, 10:22
-
Buxheti 2025, Veliaj: Buxheti i solidaritetit në çdo etapë të jetës së qytetarëve të Tiranës
14 Dhjetor, 17:43
-
Nga 1 janari 2025, pensionistët udhëtojnë me abone falas në Tiranë, ja si do të funksionojë
14 Dhjetor, 10:29
-
Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe, modernizojmë transportortin urban në Tiranë
13 Dhjetor, 22:01