Yjet e Sportit, nderohen më të mirët e vitit! Rama- trofe Sylvinhos: Brazilianin do e bëjmë shqiptar! Këtu kemi edhe një grek e italian, jemi në një familje

Yjet e sportit shqiptar u nderuan sot me çmime të veçanta në një mbrëmje gala të organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dedikuar sportistëve dhe trajnerëve më të mirë të 2 viteve të fundit, të cilët kanë bërë krenarë Shqipërinë me rezultatet e tyre të larta në arenën ndërkombëtare. Një mbrëmje gala të mbushur me shumë kampionë, përveç figurave drejtuese në sport mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.

"“Shpërblimet për rezultatet dhe arritjet janë një ndër më të lartat në Europë. Vetëm kështu kemi bërë të mundur që të vijnë sportistë edhe nga vende tjera, që të konkurrojnë me flamurin shqiptar. Kjo gjë është bërë në vendet e mëdha-ja.”

Rama teksa i dorëzoi trajnerit të ekipit tonë kombëtar Sylvinho Mendes Campos Júnior, trofeun e vlerësimit nga Komiteti Olimpik Shqiptar. Gjatë fjalës së tij Rama  u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

“Falënderoj presidentin e komitetit olimpik europian i cili na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e përgjithshëm. Rastësia e do që njëri të jetë grek dhe tjetri italian. Kështu grek italian shqiptarë jemi në një familje kemi dhe një brazilian për të mos prishur syrin e keq. Nëse grekun dhe italianin do t'i leme siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar se e kemi ndarë mendjen bashkë me presidentin e FSHF. Edhe ai e ka pranuar me kënaqësi të marrë nënshtetësi shqiptare", tha Rama.

Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, për të mbështetur kombëtaren që në 2024 do të marrë pjesë në Evropianin e Gjermanisë.

"Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Europianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces.  Në emër të të gjithëve ju, falenderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij".

Në mbrëmjen ‘Yjet e Sportit’ u nderuan ndër të tjerë peshëngritësit Briken Calja e Erkand Qerimaj, atletët Luiza Gega, Izmir Smajlaj dhe Zelimkhan Abakarov, boksieri Alban Beqiri si dhe bilardisti Eklent Kaçi. Nuk munguan tek më të mirët edhe sportistët me aftësi ndryshe, të cilët në 2023 morën medalje në Lojrat Olimpike të kësaj kategorie.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali