65 vjet në fronin e Anglisë, Mbretëresha Elisabeth II, është një nga figurat më të njohura publike në botë, por që jep shumë pak intervista dhe flet shumë më pak për veten.
Disa e dinë që ajo ka një koleksion shumë të bukur me kapela, por për jetën e saj dihet shumë pak.
“Business Insider” ka publikuar një listë me fakte personale që i përkasin mbretëreshës dhe që shumë pak i njohin.
Shkollimi
Elisabeth nuk e ka frekuentuar asnjëherë shkollën. Kur ishte fëmijë e quanin Lilibet, ka marrë mësime private në shtëpi.
Festë mes turmës në fund të Luftës së Dytë Botërore
Kur ishin vajza të reja, Elisabeth dhe dhe motra e saj Margaret morën lejen e prindërve për t’iu bashkuar turmës që festonte në Londër fundin e Luftës së Dytë Botërore. Mbretëresha e kujton atë natë, si një kujtim shumë i bukur i jetës së saj.
Kurora me gurë të çmuar u thye në ditën e dasmës
Në ditën e dasmës me princin Filip, kurora me gurë të çmuar që kishte vënë Elisabeth, u thye, por argjendari u thirr menjëherë dhe e riparoi në kohë për ceremoninë.
Mbretëresha Elizabeth II dhe princi Filip janë kushurinjë
Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj janë kushërinj të tretë. Elisabeth është pasardhëse e mbretëreshës Vittoria nga ana e të atit, ndërsa Filipi nga ana e mamasë.
Dy ditëlindje
Data e vërtetë e ditëlindjes është 21 prilli, por nuk festohet në mënyrë zyrtare deri më 11 qershor. Mbretërit që kanë linduar në muajt e ftohtë, sipas traditës, e festojnë ditëlindjen kur kushtet e motit janë më të favorshme për të bërë parada.
Sundim rekord
Elisabeth II, ka sunduar aq gjatë sa katër britanikë në pesë akoma nuk kishin lindur kur ajo është ngjitur në fron. Është bërë mbretëreshë fill pas vdekjes së të atit, më 1952-shin. Sot, 90 vjeçe, është sunduesja më jetëgjatë në botë.
14 kryeministra britanikë dhe 13 presidentë amerikanë
Gjatë 65 viteve të mbretërimit të saj, Elisabeth II, ka njohur 14 kryeministra britanikë dhe 13 presidentë amerikanë.
260 udhëtime jashtë shtetit
Qëkur është bërë mbretëreshë, Elisabeth ka bërë rreth 260 udhëtime jashtë shtetit si një përfaqësuese e mbretërisë.
Nuk është e pasur
Edhe pse me një trashëgimi të madhe mbretërore, Elisabeth është shumë larg të qenët një ndër personat më të pasur të mbretërisë. Pasuria e saj personale arrin në 340 milionë sterlina.
Paguan taksat, edhe pse nuk i takon
Mbretëresha nuk duhet të paguajë taksa, por ka zgjedhur ta bëjë këtë vullnetarisht që më 1993-shin.
Një gotë shampanjë përpara gjumit
Një sekret i mbretëreshës që këtë vit feston 91-vjetorin e saj? Një gotë shampanjë çdo natë përpara se të shkojë të flejë.
28 vjetë me të njëjtën ngjyrë manikyri
Që më 1989-n, mbretëresha përdor të njëjtën ngjyrë manikyri. Një rozë e lehtë delikate që nuk është aspak e kushtueshme.
As pasaportë, as patentë
Mbretëresha nuk e ka marrë asnjëherë patentën. Të njëjtën gjë dhe me pasaportën. Kjo, sepse ajo nuk e ka të nevojshme.
Është denoncuar për rripin e sigurimit
Më 21 qershor 2017, policia e Yorkshire ka marrë një telefonatë nga një numër emergjence 999, ku donin të padisnin mbretëreshën, sepse ajo po udhëtonte pa lidhur rripin e sigurimit.
Çantë për mesazhe të koduara
Mbretëresha përdor një çantë për t’u çuar mesazhe të koduara asistentëve të vet. Kjo është zbuluar kohët e fundit nga “Telegraph” i Londrës: kur Elisabeta vendos çantën mbi tavolinë, dëshiron që takimi të mbarojë për të paktën dhe pesë minuta. Nëse e ul në tokë, do të thotë se nuk dëshiron të rrijë në këtë bisedë të mërzitshme.
Asnjë mbiemër
Mbretëresha nuk ka një mbiemër.
Nuk mund të ndiqet penalisht dhe nuk mund të dëshmojë
Mbretëresha Elisabeth nuk mund të ndiqet penalisht dhe nuk është e detyruar të dëshmojë në gjyq. Elisabeth II nuk abuzon me fuqitë e saj edhe pse procedurat civile dhe penale nuk mund të ushtrohen kundër sovranit shkruan web-i familjes mbretërore. Mbretëresha është e kujdesshme për të siguruar që të gjitha aktivitetet e saj të kryhen në përputhje të plotë me ligjin.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com