Mbretëresha Elisabeth anulon traditën e ditëlindjes për shkak të COVID-19, për herë të parë pas 68 viteve

Mbretëresha Elisabeth anulon traditën e ditëlindjes për shkak të COVID-19, për herë të parë pas 68 viteve

Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II ka kërkuar që të anulohet tradita e përshëndetjes me armë që shënon festimet për ditëlindjen e saj të martën, për herë të parë gjatë mbretërimit të saj 68-vjeçar. 

Sipas monarkisë kjo traditë do të ishte e papërshtatshmenë këto momente kur koronavirusi ka marrë mbi 14 mijë jetë në Angli.

Mbretëresha do të festojë ditëlindjen e 94-të në Windsor.

Përshëndetjet me armë, të cilat janë shkrepur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, zakonisht përdoren nga familja mbretërore për të shënuar raste të veçanta si përvjetorë dhe ditëlindje

Një burim i Buckingham Palace tha se ditëlindja e saj nuk do të festohet në ndonjë mënyrë të veçantë, duke shtuar se çdo telefonatë apo video telefonike që ajo ka me familjen, do të mbahet private.

“Nuk do të ketë përshëndetje me armë. Madhëria e saj nuk e ndjeu atë të përshtatshme në rrethanat aktuale”, thotë burimi.

Kujtojmë se më 5 prill, Mbretëresha Elizabeth II iu drejtua popullit me një fjalim historik për luftën kundër pandemisë Covid-19.

Ajo u shpreh se Mbretëria e Bashkuar bashkohet me të gjitha vendet e botës për shkak të rrezikut global. Mbretëresha i bëri thirrje popullit që të bëjë durim, pasi ditë më të mira do të vijnë më pas.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë