Mbretëresha Elisabeth e Anglisë dëbon princin Andrew nga pallati mbretëror

Mbretëresha Elisabeth e Anglisë dëbon princin Andrew nga pallati mbretëror

Mbretëresha Elisabeth e Anglisë dhe princin Andrew

Mbretëresha Elisabeth  ka dëbuar djalin e saj princin Andrew nga Pallati i Mbretëror.

Skandalet e bëra publike gjatë javëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar vunë nën presion të madh mbretëreshën duke detyruar të merrte këtë vendim.

Sipas mediave të huaja, mbretëresha është këshilluar edhe me Williamin,  princin e Uellsit për këtë vendim.

Duka i Yorkut po përballet me disa spekulime të cilat thonë se ai ka lidhje me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein.

Gjithashtu banka “Barclays”, njoftoi ditën e djeshme tërheqjen nga projekti i sipërmarrjes së Andrew.

Një numër i ndërmarrjeve dhe institucioneve të tjera gjithashtu kanë shkëputur lidhjet me Andrew,  duke përfshirë KPMG, Cisco, Standard Chartered, Huddersfield College, dhe Melbourne Tech Institute, BT, Outward Bound Trust, University Metropolitane në Londër dhe AstraZeneca.

Epstein dhe lidhja e kaluar e Andrew ka mbetur në fokus të vëmendjes së mediave.

Të dhënat e gjykatës zbuluan gjatë verës se një nga akuzuesit e Epsteinit, Virginia Giuffre, pretendoi se ajo kishte kryer marrëdhënie seksuale me Andrew në 2001 në Londër me urdhër të Ghislaine Maxwell, një mik edhe e Epsteinit dhe e princit, e cila në atë kohë ishte e mitur.

Princi Andrew nuk i ka pranuar këto akuza, por thjesht ka pranuar se ka kaluar kohë me Epstein por jo të ketë kryer marrëdhënie seksuale me të mitura.

Gjithashtu deklaroi se kaloi katër net në shtëpinë e Epsteinit në vitin  2010 gjatë një udhëtimi në Neë York e i dha fund miqësisë së tyre sepse ishte një vend i përshtatshëm për të qëndruar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës