Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete, mund të hapet vetëm pas 63 vitesh

Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete, mund të hapet vetëm pas 63 vitesh

1662897421_elizabeth.JPG

Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mbahet Brenda një kasaforte në ndërtesën historike të Mbretëreshës Victoria të Australisë. Letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet që mbahet aty.

Letra është shkruar nga Mbretëresha në nëntor 1986 gjatë një vizite shtetërore në Sidnei. Gjithashtu janë dhënë udhëzime të qarta se kur përmbajtja e letrës duhet të zbulohet për publikun. 

Në letrën e shkruar nga Mbretëresha drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, Australi thuhet: “Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme të zgjedhur nga ju në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni tek qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.”

Ndërtesa në të cilën ruhet kasaforta u përurua në 1898 për t'i bërë nderime Mbretëreshës Victoria në jubileun e saj të Diamantit.

Monarku britanik mbetet kreu i shtetit në Australi. Në vitin 1999, vendi pati një referendum për të vendosur nëse donte të bëhej republikë. Megjithatë, 54% e popullsisë në atë kohë mbajti anën e Mbretëreshës duke vendosur që të mbetet kreu i shtetit. Për rrjedhojë, posti i kreut të shtetit të Mbretëreshës mbeti i pashfuqizuar.

Mbretëresha e ndjerë vizitoi për herë të parë Australinë në vitin 1954. Ajo ishte monarkja e parë në fuqi që vizitoi vendin. Në total, Mbretëresha Elizabeth II e ka vizituar Australinë 16 herë.


Lajmi kryesor:

Funerali i Mbretëreshës mbahet më 19 shtator, mijëra njerëz në zi! Pas 6 orësh rrugëtim, trupi i monarkes mbërrin në Pallatin Mbretëror në Edinburg


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan