Mbretëresha Geraldinë kujtohet 
në Sllovaki, në tokën që iu grabit

Mbretëresha Geraldinë kujtohet <br />në Sllovaki, në tokën që iu grabit
TIRANE- Mbretëresha Geraldinë (1915-2002), e lindur si kontesha Appony, më 6 gusht të vitit 1915 mbush 100-vjetorin e lindjes. Ndërsa në Budapest, Hungari, për të manifestuar ditën e lindjes së saj është menduar ribotimi i përkthyer i biografisë “Geraldina, mbretëresha e shqiptarëve” i Josephine Dodet në gjuhën frënge, ditëlindja e saj do të festohet edhe në Sllovaki.

Më 6 Gusht 2015 do të mbahet një ceremoni në Sllovaki, në komunën Aponice/Apponji, vendi ku ka lindur Geraldina dhe ku ka jetuar familja e saj. Me këtë rast një statujë e saj do të vendoset aty nga Shoqata Kulturore Hungareze e Sllovakisë, drejtuar nga Prof. Alexander Feher. Mbretëresha Geraldinë lindi më 6 gusht 1915 në Gjenevë të Zvicrës në shtëpinë e gjyshes së saj. Familja e saj, Appony, ka luajtur luajtur rol të rëndësishëm në historinë e Hungarisë.

Geraldina ishte ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshës Glayds Virginia Stewart, e cila ishte një amerikane shumë e pasur nga shteti i Marylendit. Por, kur ajo lindi atdheu i saj Hungaria po copëtohej dhe në bazë të traktatit të Trianonit të vitit 1919 një pjesë e madhe e territorit të Hungarise bashkë me tre milonë e gjysmë hungarezë mbetën jashtë kufijve sëbashku me pronat e familjes Appony, të cilat i mori Sllovakia. E shquar për kulturën, edukimin që mori  dhe elenganëcn e saj, Geraldina në rininë e saj u bë shumë e famshme dhe u quajt “Trëndafili i bardhë i Hungarisë”. 

U martua me mbretin Zog të Shqipërisë në vitin 1937 dhe pas një kalavari të gjatë udhëtimesh në ekzil, pas rënies së komunizimit, ajo erdhi në Shqipëri. Ndërroi jetë në Tiranë në moshën 86-vjeçare, më 22 tetor 2002.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 Gusht 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës