Mbretëri e Bashkuar/ Identifikohet trupi i 33 vjeçares Sarah Everard, rrëmbimi dhe vrasja e së cilës nga një agjent policie shkaktoi valë të shumta zemërimi në vend

Mbretëri e Bashkuar/ Identifikohet trupi i 33 vjeçares Sarah Everard, rrëmbimi dhe vrasja e së cilës nga një agjent policie shkaktoi valë të shumta zemërimi në vend

Pas ditësh të gjata kërkimesh intensive është arritur më në fund gjetja dhe identifikimi i trupit të Sarah Everard. 33 vjeçarja Sarah Everard, u zhduk më 3 mars, kur po kthehej në shtëpi pasi kishte vizituar një mikeshë të saj. Distanca që duhet të përshkonte ishte 50 minuta në këmbë, në rrugë kryesore dhe të ndriçuar.  Por rreth një kilometër larg shtëpisë së saj ajo u zhduk dhe për më shumë se një javë policia dhe qytetarët e zonës ishin në kërkim të saj. Trupi i saj u gjend ditën e djeshme në një pyll në Kent dhe pas analizave të ADN-së u konfirmua identiteti i saj, lajmi u konfirmua nga Ndihmës Komisioneri Nick Ephgrave .

Një ditë më parë u bënë publike pamjet e një kamere të një autobusi që po kalonte i cili duket se ka filmuar momentin e rrëmbimit të saj. Kështu agjentët e policisë arrestojnë kolegun e tyre Wayne Couzens të cilin e ndiqnin prej ditësh. Ai dyshohet se ka rrëmbyer dhe varrosur Sarën, me bashkëpunimin e bashkëshortes së tij. Lajmi ka tronditur të gjithë vendin sepse Couzens, përveç se një përfaqësues i forcave të rendit, ka punuar si roje jashtë parlamentit dhe kryeministrisë. Por dhe pranë ambasadës amerikanë në jug të Londrës, në zonën ku u zhduk Sara. Ditën e zhdukjes së Sarës ai ndodhej pikërisht aty me shërbim.

Pikërisht një ditë më parë, një sondazh i YouGov nxori në dritë një anë tronditëse të shoqërisë britanike. Nga një mijë gra të pyetura, të gjitha deklaruan se kishin qenë objekt abuzimi verbal apo fizik nga meshkujt gjatë jetës së tyre. Por 96% nuk kishte denoncuar asnjëherë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja