Sipas mediave britanike, skuadra e kryeministrit britanik, edhe pse plot defekte, duket se është kundër dhe do të ndjek përkundrejt Europës një tjetër strategji.
Si për t’i dhënë një ndihmë idesë së kryeministrit britanik, ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, gjatë një bisede me gazetarët, tha se BE nuk dëshiron të t’i jap Johnson një zgjatje të mëtejshme për 31 tetorin, pavarësisht se parlamenti britanik u shpreh kundër një dalje pa marrëveshje dhe kërkoi edhe tre muaj të tjerë për të dalë nga BE.
"Situata është shqetësuese - tha Drian. “Britanikët duhet të na tregojnë se çfarë duan. Ne nuk mendojmë të lëvizim nga pozicioni ynë. Ata duan një marrëveshje të re por kjo duket e pamundur”
Përkundër këtij bllokimi që vjen nga Brukseli, edhe opozita duket e dobët. Sipas një sondazhi të YouGov, Konservatorët e Boris (35%) mbajnë ende një shkëputje të konsiderueshme nga Laburistët e Corbyn (21%).
Ndërkohë Johnson po përgatitet sot për një votim të ri për zgjedhje të parakohshme në Dhomën e Komuneve.