Mbretëria e Bashkuar premton 3.64 milionë dollarë shtesë në fonde për Helmetat e Bardha për përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Siri

Mbretëria e Bashkuar premton 3.64 milionë dollarë shtesë në fonde për Helmetat e Bardha për përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit në Siri

Mbretëria e Bashkuar

1675760427_1ef6e009152f5ba7ca2840b74a1478880011MGZOOM.jpg

Mbretëria e Bashkuar ka premtuar një tjetër fond shtesë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti tragjik që preku Turqinë dhe Sirinë. Është vendosur që të dërgohen edhe 3.64 milionë dollarë shtesë për Helmetet e Bardha për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente në Sirinë veriperëndimore.

Britania ka dhënë deri më tani një total prej 3.8 milionë paund (4.62 milionë dollarë) për Helmetat e Bardha pas tërmetit.

"Duke pasur parasysh përmasat e tërmeteve dhe vështirësitë në qasjen në zonat e prekura në veriperëndim të Sirisë, MB do t'u sigurojë Helmetave të Bardha fonde shtesë për të ndihmuar operacionet e tyre kryesore të kërkim-shpëtimit. Mbi 2,500 vullnetarë të Helmetave të Bardha janë të përfshirë në mbështetje të dy vendeve të prekura nga tërmeti tragjik i së hënës, nga i cili numërohen deri tani 20 000 viktima.


Lajmi kryesor:

Tërmeti tragjik në Turqi dhe Siri, mbi 21 mijë viktima! Ftohtë dhe pa ushqim, OBSH ngre alarmin: Të mbijetuarit në prag katastrofe edhe më të madhe


F.D/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Publikohet deklarata e përbashkët, ja çfarë u diskutua në Bruksel