/ATSH.- Madhëria e Tij, Abdullah II Mbreti i Mbretërise Hashemite të Jordanisë zhvillon të martën një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë të Presidentit të Republikës, Bujar Nishani.
Axhenda zyrtare e kesaj vizite parashikon pritjen zyrtare në Presidencë te Mbretit jordanez, rreth orës 12.40, për të vijuar me takimin Tet a Tet mes dy zyrtarëve të lartë dhe për t'u përmbyllur me deklaratën për shtyp rreth orës 13:50./a.s/ /a.ke/