Mbreti i Jordanisë: Lufta barbare e Izraelit po krijon një brez jetimësh në Gaza
Mbreti Abdullah i Jordanisë
Mbreti Abdullah i Jordanisë
Mbreti Abdullah i Jordanisë tha të hënën se Izraeli ka krijuar një brez të tërë jetimësh nga lufta e tij “barbare” në Rripin e Gazës. 30 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë ose janë zhdukur për shkak të luftës, tha më tej monarku.
“Më shumë fëmijë kanë vdekur në Gaza sesa në të gjitha konfliktet e tjera në mbarë botën vitin e kaluar. Nga ata që kanë mbijetuar, shumë prej tyre kanë humbur njërin ose të dy prindërit – një brez i tërë jetimësh”, tha ai.
Deklarata vjen pasi Mbreti Abdullah II i Jordanisë u takua me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken të dielën në Aman, ku të dy “ranë dakord të vazhdojnë koordinimin e ngushtë për ndihmën e qëndrueshme humanitare” në Gaza.
Mbreti Abdullah II gjithashtu paralajmëroi Blinken për pasojat katastrofike të luftës së vazhdueshme në Gaza.
“Si mund të sjellë paqe agresioni dhe granatimet pa dallim? Si mund të garantojnë sigurinë, kur ndërtojnë urrejtje? Pa një paqe të drejtë, në bazë të zgjidhjes me dy shtete, bota do të vazhdojë të paguajë një çmim të rëndë për dështimin në zgjidhjen e këtij konflikti dhe ne kurrë nuk do të njohim paqen dhe stabilitetin e vërtetë në Lindjen e Mesme”, shtoi mbreti.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli eliminon përgjegjësin e sulmit me raketa nga Siria, vritet dhe komandanti i Hezbollahut! Gallant: Ne mund ta kthejmë Bejrutin në një Gaza tjetër
S.S/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.6%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1540
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta në Gaza/ Sulme në veri, dhjetëra persona në rrënoja! Forcat ajrore izraelite godasin spitalin 'Kamal Adwan', 50 të vdekur, përfshirë 5 mjekë
27 Dhjetor, 09:24
-
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e një marrëveshjeje armëpushimi
25 Dhjetor, 16:57
-
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë
25 Dhjetor, 16:49
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
U kritikua nga ministri izraelit sepse kërkoi hetim për gjenocid, Papa Françesku: Bombardimet në Gaza janë mizori
21 Dhjetor, 15:46
-
Human Rights Watch akuzon Izraelin: Ka bërë gjenocid në Gaza! Ndërpreu ujin për popullsinë qëllimisht
20 Dhjetor, 12:33
-
Lufta/ Izraeli bombardon 2 shkolla në Gaza, të paktën 15 të vdekur! IDF: Shërbenin si qendra komandimi të Hamas
20 Dhjetor, 08:37
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Norvegjia refuzon të luajë ndaj Izraelit
19 Dhjetor, 13:32
-
Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza
17 Dhjetor, 17:20
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor, 08:33
-
Izraeli bombardon në Gaza, 20 të vdekur në shkollën e Khan Younis, mes tyre fëmijë! Vritet dhe kameramani i ‘Al Jazeera’, IDF: Ishte anëtar i Xhihadit Islamik
16 Dhjetor, 08:21
-
Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
15 Dhjetor, 19:43