'Basha fajtor për vrasjen e 4 protestuesve', Kujtim Gjuzi në '45 Minuta': Meta të dorëhiqet, Rama president

I ftuar në emisionin "45 minuta" në Report TV, ditën e sotme ka qenë deputeti Kujtim Gjuzi.

Ai ka komentuar situatën politike në vend. Sipas Gjuzit, Presidenti Ilir Meta, duhet të japi dorëheqjen dhe kjo është mënyra më e mirë për ta larguar atë. Më pas Gjuzi ka thënë se tek socialistët ekziston një ide për të vendosur kryeministrin Rama si President.

Megjithëse ka thënë se ai nuk do ta jepte votën e tij për të vendosur Ramën si President, Gjuzi ka thënë se këtë ide për Ramën President e ka konfirmuar nga një eksponent i lartë i Partisë Socialiste.

"Pata një takim me një eksponent të lartë nga PS. I thash për Metën. Meta tha ka mbaruar punë. Por po dha dorëheqjen shpëtojmë të gjithë." ka thënë Gjuzi.

"Socialistët kanë thënë duam ta qetësojmë dhe ta çojmë President; Por unë nuk ja jap votën time." ka shtuar më pas ai.

Ndër të tjera Gjuzi ka folur edhe për zëvendësin e Ramës si kryeministër ku sipas tij, kreu i opozitës që pretendon këtë post, Lulzim Basha nuk mund ta marrë kurrë kët detyrë, pasi ai është përgjegjës për vrasjen e 4  protestuesve më 21 janar 2011, kohë kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Sipas Gjuzit, një emër që mund të zëvendësojë Ramën është, ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Po kështu si një emër tjetër Gjuzi ka përmendur edhe doktoreshën Klodiana Spahiu.

"Kur i kam thënë Bashës se ti je përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar. Nuk ka shansin të bëhet kryeministër. Mund të bëhet Spiropali por jo ai. Ai ka përgjegjësi. Ose Klodiana e Durrësit, mjeke." ka thënë Gjuzi.

Ndër të tjera Gjuzi ka komentuar edhe debatin që ka me kryeministrin Rama, ku ky i fundit nga foltorja e Kuvendit e quajti me ironi Gjuzin si 'Mbret'.

Gjuzi ka thënë se ai po sillet ashpër kundër kryeministrit pasi i ka hequr, fjalën dhe sipas tij kjo nuk mund të arrihet me atë. Sipas Gjuzit ai është një djal Tirane dhe për këtë nuk mund t'i ndërpritet fjala.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:56
'Duhen 161 deputetë...' Çfarë sistemi zgjedhor kërkon deputeti Kujtim Gjuzi?

Në kuadër të Reformës Zgjedhore i pyetur se çfarë sistemi do të ishte i përshtatshëm për Shqipërinë, deputeti Kujtim Gjuzi ka thënë se në Kuvend duhet të shtohet numri i deputetëve.

Sipas tij duhet të jenë së paku 161 deputetë, në këtë mënyrë sipas Gjuzit një kryeministër nuk i korrupton dot të gjithë deputetët kur i duhet të vendosë.

"Unë në këtë shtet ka nevojë për një reformë , por nuk mund të jetë vendimmarrëse me veto. Ato janë me administratë. Duhet ndërhyrë dhe duhet të ketë 161 deputetë. Shtesë deputetësh. Kjo nuk le kryeministra të bëjnë si të duan. Është më e vështirë. Sikur të kërkojë të ketë minimalisht 81 deputetë do të ishte e vështirë. Nuk i korrupton dot ka shumë. Pse Kukësi duhet të fitosh mbi 30% të marrësh 1 deputet. Ballafaqim të drejtpërdrejtë. Në 81 zona duhen proporcional. Në këto kushte duhet. Ne kemi Rudina Hajdarin që është me veto. Kush do ta pyes opozitën jashtë Kuvendit. Ata kanë dalë në Lana Bregas. Rudina Hajdari është më e përgjegjëshmja. Të bëjmë qeveri me akademikë. Të bëjmë më pas Reformën Zgjedhore." ka thënë Gjuzi.

Ora 16:20
A do ta votojë opozita parlamentare shkarkimin e Metës? Përgjigjet Kujtim Gjuzi



I pyetur në emisionin 45 Minuta, për shkarkimin e Metës, deputeti Kujtim Gjuzi ka thënë se Ramës i duhet edhe votat e opozitës Parlamentare për të shkarkuar Metën. Por Gjuzi nuk i është përgjigjur nëse opozita parlamentare do të votojë shkarkimin e Metës, ai ka thënë se zgjidhja më e mirë do të jetë dorëheqja e Metës.

"Shkarkimi i  Ilir Metës nuk vjen nga socialistët. Pasi në 2017 Meta ka ndërhyrë në sistemi zgjedhor. PS ka 78 vota por ka nevojë për ne për tu bërë 94. Meta është aq inteligjent. Ka vetëm një rrugë dalje ti iki thesarit të Krrabës. Financave të bllokuara në Britani. Dhe të japë dorëheqjen. Nëse jep dorëheqjen, nuk guxon kush ti bëj numra, do tja falim edhe marrëveshje që bëri me Ramën që e solli në pushtet. " ka thënë Gjuzi.

Ora 16:19
Gjuzi: Basha është përgjegjës për 4 protestuesit e vrarë më 21 Janar

I ftuar në emisionin 45 minuta, Kujtim Gjuzi ka hedhur akuza ndaj kreut të PD, Lulzim Basha duke thënë se ai është përgjegjës për 4 protestuesit e vrarë më 21 janar 2011.

Në atë kohë Basha ishte ministër i Brendshëm nën qeverinë e Berishës, dhe sipas Gjuzit është pikërisht ai që ka përgjegjësinë.

"Kur i kam thënë Bashës se ti je përgjegjës për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar. Nuk ka shansin të bëhet kryeministër. Mund të bëhet Spiropali por jo ai. Ai ka përgjegjësi. Ose Klodiana e Durrësit, mjeke." ka thënë Gjuzi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 04/10/2019 06:17

    Foli NALTMADHNIA !!!

    Përgjigju
  • KIRI: 03/10/2019 18:28

    BRAVO GJUZO,,,JA KE THENE TAMAM BASHES DHE SALIUT SE NUK MUND TE MARRIN ME PUSHTETIN SEPSE KANE VRARE 4 VETA NE BULEVARD ,,DHE KANE VJEDHUR ARKEN E SHTETIT,,,,NUK JANE PAK,,,KE TE DREJTE GJUZO NUK JANE PAK 4 VETA,,,,TURP PER KETA PALACO QE NUK IKIN NJE HERE E MIRE NGA POLITIKA,,PLEHRA JANE O GJUZO,,TI JE DJALE TIRONE NUK JE SAHAN --LEPIRES SI TE TJERET DHE JA PERPLAS NE FYTYRE TE GJITHEVE,,,,BRAVO,,..

    Përgjigju
  • Ben: 03/10/2019 17:16

    Mendoj,se nje televizion ne Shqiperi,dhe do te fitoje shikueshmeri te larte,nje here ne jave,te ftoje Kujtim Gjuzin per interviste,ku Gjuzi te flase per çfare te doje.Suksesi do jete i plote,shikueshmeria ne maximum.Sugjeroj qe te jepet ne te njejten ore kur eshte dhe Portokallia.

    Përgjigju
  • Erik: 03/10/2019 16:52

    Ti duhet te jesh njeri ne rradhe te pare qe di rregullat minimale te edukates, pjesa tjeter hajde se folim.

    Përgjigju
  • Ami: 03/10/2019 16:40

    Mjer shqipria me ca njerzish perfaqsohet A ka djem e vajza te reja ai vend qe te fshin kete lloi race

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja