Publikohet dokumenti/ Sasia e arit që mbreti Zog vodhi gjatë largimit nga Shqipëria është shumë herë më e madhe nga sa thuhet

Publikohet dokumenti/ Sasia e arit që mbreti Zog vodhi gjatë largimit nga Shqipëria është shumë herë më e madhe nga sa thuhet

Mbreti Zog dhe dokumenti

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar ditën e djeshme dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka vjedhur mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më i madh sesa dihej deri tani. Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

“Fakte Historike, Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat! Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria. Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot”, shkruan Arkivi.

Në dokument e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 to Gjeneral Aranitil Ministri Musa Juka 40.000"

“Suita tij përbëhet nga kabineti: -Gjeneral Araniti, Kolonel Hysen –Selmani, Shefki Thatku, Fiqri Dinja, Ali Riza, Nënkolonel Komani e Osman Gazepi Koka, Major Zidki Shkupi, Sabri Xhilani, Allaman Çupi, Kapterr Ndre Kurti, Hasan Kupi e Xhemal Herri, toger Hasan Kaloshi, toger Beqir Zeneli dhe shumë oficerë të tjerë me gradë të ulët”, thuhet në dokument.

Në kohë të ndryshme janë dhënë shifra të ndryshme mbi sasinë e arit që Zogu grabiti në arratinë e tij nga Thesari i Shtetit. Por shifra që del tani është shumë më e lartë se ajo që kanë dhënë historianët. Psh, sipas historianit A.Lame, në autokolonën e mbretit udhëtonin  11 valixhe me afro 178 kg flori që ai kishte marrë “me vendim të Këshillit të Ministrave” mbrëmjen e datës 6 prill të 1939-ës. Lame thotë se këto përbënin rreth 28.000 napolona ar.

Ndërkohë një dokument i CIA i datës 19 shtator 1949 botuar nga DITA vite më parë, thotë:

“Sipas kërkesës për informacion mbi ish-mbretin e Shqipërisë Zog, Zoti Church deklaroi informacionet e mëposhtme për të: Ai ka 108 000 dollarë në bankën National City Bank, rreth 5.000 dollarë në fondin Guaranty Trust, toka dhe një ndërtesë në Aleksandri me vlerë rreth 40 000 lira egjiptiane, xhevahiret e kurorës së Shqipërisë me vlerë rreth 200 mijë dollarë, dhe rreth 750. 000 dollarë në flori nga rreth 3.000. 000 që mori me vete nga Shqipëria…”

Dokumenti i publikuar nga Drejtoria e Arkivave

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rita: 21/02/2023 15:37

    Arshivat qe dinim si popull përgjysmë shekulli ,bazuar historianeve te detyruar te shkruanin cfare ju seviren ishte se 'Mbreti vodhi ,zbrazi arken e shtetit ' Ky version u hodh poshtë pas 1990 ku del sasia e sakte me vendim te Patlamentit shqiptar te asaj kohe ,dhe bllofi me madh qe Gjermania merr tonelata me flori pas ikjes se Mbretit .Qe përkthehet se arka nuk u zbraz aspak .Dhe ja ku arritëm sot pikerisht ne nje situate qe Ramovici ndodhet ne nje situate aspak te mire u gjend nje leter, qe te vazhdohet me historine e vjeter e mashtruese qe dhe vëmendja e turmës te shpërngulet nga skandali i FBI me Ramen.Pas pak do te arrestohet p.sh.ish ministri Ahmetaj dhe pse kërkohet prej muajsh hetim dhe denim , deri sa te lihet ne heshtje Rama me MC.Gonigalin ,mikun alla engleze te tij , dhe jo alla shqiptarshme.Vazhdoni historiane me mashtrimin e rradhes.

    Përgjigju
    • historia nuk eshte pralle: 21/02/2023 23:29

      nje gje shtese nga Rita, Mreteria shqiptare kish te depozituar ne baken e italise 2,4 ton ar, qe u mor nga gjermanet ne luften e dyte boterore, qe shqipri e kerkoj kete ar dhe gjermania na i dha nje dite bashke me interesat. dhe nje gje tjeter, ne vitin 1993 kontrolli i shtetit te shqiperise u mor me kete gje, blerim cela , mbase me urdher te berishes, pasi kish frike se monarkija i merte pushtetin qe fitoj ne 1990, hapi ter arkivat dhe rezultati ish qe ahmet zogu, alias leka zogu 1 nuk kish mar para nga thesari i shtetit por kish mar vec arin qe i takonte personalisht si monark. ajo qe mua me kureshton eshte qe meren me nje cope leter, qe nuk eshte dolument, i shkruaj nga nje qe informonte italianet, dhe kaq zhurme ( pasi vec kjo gje ish qellimi) ndaj nuk censurohet asnje thenie e asnje post ne kete shkrim, pasi duhet pjesmarje ....dhe ky popull smeret me dok me vule e firme te mcgonigal. cfare hipokrizie, dhe cfare keqdashje

  • XHA JAHO: 21/02/2023 15:10

    Dorezoj to o Tan Lame cfare ke vjedhur gjate ketyre viteve....Sketerre

    Përgjigju
  • Eri: 20/02/2023 18:17

    Kishte kaq shume sa nje valixhe i ra ne ELBASAN por ngaqe kishte shume nuk e ndaloi makinen per ta marre. Ngjarje e vertete !

    Përgjigju
    • Flori: 20/02/2023 23:13

      E konvertuar me vleren e sotme, Zogu mori reeth 12-13 milione dollare me vete. Krahasuarme hajnat e sotem, aingjan me nje melek/engjell.

  • Cubel breca: 20/02/2023 15:49

    Cesht ai llaf. Kete e kemi me te mirin. Shikojeni pak se s'ka mundesi e akuzonnnnnnnni kot????????????????????????????????????????????

    Përgjigju
  • Xhixhi: 20/02/2023 12:24

    Edhe te mendosh qe bulevardi andej nga ish stacioni i trenit mban emrin e hajdutit Zog.

    Përgjigju
  • Djali leka zogut jam: 20/02/2023 10:36

    Me ka len amanet babai qe shqiptareve pakesoi buken e shtoi drurin ashtu behen edhe me te mire..edhe babai ja la amanet gjyshi im ..edhe une ket them ti shtohet druri dhe te pakesohet buka.

    Përgjigju
  • Adi: 20/02/2023 08:26

    Hajn, turp... M

    Përgjigju
  • Duhet ti kthehet shtetit: 19/02/2023 20:48

    Paratë ti kthehen shtetit sot nga trashegimtaret e Zogut, pra ne forme borxhi ndaj arkes se shtetit të kthehen shuma e florinjve me këste ! Gjykata kushtetuese duhet të vendose !

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 19/02/2023 18:55

    E kemi ne vena e ne gjak pak qejf vjedhjen ne shqiptaret. Kjo duhet te jete tema e dites jo mbreti Zog qe shijoi jeten e tij me arin e vjedhur .

    Përgjigju
  • Gjergj: 19/02/2023 17:56

    Floririn qè ka Mona, ia ka dhènè e jèma, ajo qè shiste qepè tek qyteti studenti. Ata qè mendojnè se e vodh i shoqi nga tunelet e Krrabès,,ia fusin kot. Edhe mbreti Zog, burrè i ndershèm ka qenè. Shèn Naumin ia fali serbève sepse nuk na pèlqente neve shqiptarève. Edhe floririn qè palloi me vete, e mori pèr ta ruajtur dhe jo siç thonè gojèligèt. Si e quajnè Enver Hoxhèn kèta qè sa ishte gjallè ai, i mbanin uturakun? Diktator, i thonè? Shumè tè ndyrè na paskèshin qènè kèta diktatorèt. Floririn ama, nuk e vidhnin fare. Vinin nè pushtet mè 1944 dhe nga njè popullatè me 95% analfabetè, bènin atè qè dukej pothuaj e pamundur. Shqipèria, lexonte dhe shkruante. Sot, shqiptarèt kanè 4 dipllomat e Kristal nè xhep por nuk dinè tè shkruajnè. "Poshtè diktatura".!!!

    Përgjigju
    • like: 20/02/2023 09:23

      Shume te drejte ke Gjergj. Ne keto 30 vjet Shqiperia eshte shkaterruar me shume sepse ne krye jane te gjithe njerezit me diploma dhe master Kristal. Rroft Kristal qe I la njerezit injoranta qe hajdutet te kene mundesi te vjedhin floririn

  • Vlora: 19/02/2023 15:45

    Te arrestohet nipi zogut dhe ti sekuestrohet pasuria totalisht dhe te bej te pakten 35 vjet burg

    Përgjigju
  • ali baba dhe 3 hajdutet: 19/02/2023 14:16

    po pse i vodhi o pasha?! i kish te tijat i mori me vete. e ke idene e mbreterise si funkaionon?! qofte dhe ajo britanike. nuk morri thesarin e shtetit

    Përgjigju
    • Saktesim: 19/02/2023 22:36

      x te dy ju marion dhe durresi. kete nuk kuptoni ju, por mos ditja nuk eshte virtyt. ngaterroni pasurine personale te monarkeve me pasurine e monarkise, qe eshte si puna e thesarit te shtetit. zogu ( ai fshatri i matit) e krijoj vet monarkine, nga kryeminister qe edhe aty jo rastesisht po ish ne udheqesit e luftes se shkodres ne 1922 nga 24 pastaj president deri ne 28 pastaj mbret deri kur hyri musolini ne 39, ata britaniket , perfshi dhe kete te fundit ju a la mami dhe babi, ai kish gjenialitetin te bente cdo gje nga zero, por sdo merrem me figuren e tij se as ma ndjen ta mbur e ta shaj se sjam historian as pasionat i po ose jo monarkise. Ajo qe duhet te them ish se ato para nuk i mori nga ato te shqiptareve, ish pasuria e tij ( per tokat, kreret e bagetive dhe ndertesat, lexo historine sa kish). ky dok qe doli sot per sasine e lekeve te tij nuk ish sasia e plote e tij, la dhe te tjera ne banke aty ku mbahen leket. nuk mori te botes, mori te vetes. si i beri histori tjeter. Kur italia hyri ne shqiperi ne banke bllokoj edhe floriin kombetar ( fakt i njojtur ky). Ishin shume apo pak 225 mije napolana edhe kjo ceshtje tjter, por ishin te tijat. Nuyk ka asnje dokument qe te thote qe mori te te tjereve, as historiografia komuniste vec propogandes, nuk nxori gje. Kjo leter informuese qe dikush e kish mare nga dogana greke eshte e sakte. Por kur Italia hyri ne Egjipt ne 1940, nqs zogu do kish mar leket e mbreterise ( e perseris Mbreterise, jo te mbretit) Musolini do ja kish mare pasi ish nje imperatori Italia e Albania. Viktore Emanuele kush kuroren e Skenderbeut. Ky laj ka vlere edhe per te kuptuar sa flori kishin ata te tjeret qe ishin me mbretin. Shqiperia asaj kohe nuk ish mbreteri e varfer

    • Inraim korfuzi: 19/02/2023 22:12

      Do futur burk sali hajduti se vodhi florine me ilir meten na vuri dhe busti e mutit zog i dha dhe pallatin ai do hequr zvate i gjalle me gjithe ilir hajdutin o popull po na shkelin me kembedhe prape nuk vume ment ngreuni ti heqim zvare keta tradhetare te leme istori per mire se na mori lumi thote bota e vodhi zogu keta ic e vodhi iliri keta ic e vodhi sali zagari me 97 keta e vune prape ne pushtet ai vodhi florine ne krabe veavi ne gerdec vodhitere ushtrine vravi vella me vella keta prape do pushtet turp shume turp bjerini.ketij muti

    • Durrsiani i vjeter: 19/02/2023 20:23

      Ore pasha,ku e gjeti mbretin ky katunari i Matit???Po na e krahasoke edhe me monarkine britanike(mbi 1600 vjet) ????‍♂️

    • Mario: 19/02/2023 19:28

      O ali baba, mbreteria nuk ishte e tij personale, por e besuan qe i dhane ate titull. Floriri i takonte popullit, jo familjes se tij personale.

  • Buda: 19/02/2023 13:56

    Ish-Kryetari i Republikes (1925-1928) dhe ish-Mbreti Zog (1928-1939) eshte "Themeluesi i Korrupsionit Shteteror ne Shqiperi".

    Përgjigju
    • Leksi london: 20/02/2023 18:30

      Dikur kishte hajduta shqipria .kurse sot seshte e drejt ti quash me hajduta .sot ka vetem kriminela as gje me shum.sot ti marrin te vrasin vrasin njeni tjetrin .kjo eshte origjinal si bani enveri me shoket e njerzit e tij me te afert .kta jan pasuesit e tij.shkomtarizim total kush don me pa ...

  • Ardi: 19/02/2023 13:53

    I ka ven emrin dhe bustin plehred asnje faj ska pas enveri md keta funderrina iku zogu qe hapi shtepi publike erdhi meta me monen gati e kushin shtepin publike dhe vjedhjen qe beri metushi xhuxhi me sali halen

    Përgjigju
  • Lui: 19/02/2023 13:19

    Paskan qenë korruptuar nga Edi Rama edhe fashistët e Musolinit. Jo për gjë, por Zogu njihet dhe si i ndershëm dhe mbi të gjitha patriot. Dhe pastaj thonë që komunistët bënë namin. Vendi i çudirave jemi. Kemi rrugë me emrin e Bajram Currit, por kemi rrugë edhe me emrin e vrasësit të tij, Zogu I.

    Përgjigju
  • Alb: 19/02/2023 12:30

    I kan ba edhe bustin ne shqipnin Shkoni coni edhe lule se e meriton per kontributi si ka dhan.

    Përgjigju
  • Liku: 19/02/2023 12:18

    Floririn e vodhi pushket i nxorri jashtë funksioni shen Naumin e fali

    Përgjigju
  • Gradishta: 19/02/2023 12:13

    E ka Mona e likes kushti prandaj dhe ajo nuk ngopet duke vjedhë bashkë me Like floririn.

    Përgjigju
  • Altini: 19/02/2023 10:57

    Keta jane dyshime te pabaza, edhe per Ili Meten thuhet se vodhi floririn ne krrabe, por asgje se verteton.

    Përgjigju
  • Ligji: 19/02/2023 10:35

    Flori ka ngren qe eshte bere aq i gjate ky leka i sotmi.

    Përgjigju
  • Fshati: 19/02/2023 10:24

    Paska vjedhe me shume se Ilir Meta.

    Përgjigju
    • Leksi london: 20/02/2023 18:16

      Ooo ilir meta i ka vjedh me mushka e gomar.e ky i gjati me te bashk te gjith. Po nji gje eshte e vertet se me pasaporten shqiptare ne kohen e mbretit Zog ke shetit ne gjith boten . Sot nedogan te lotit maazezet e faqezezet e grisin e ska kush fuqi te flasi. Turp per zogun ater e sorrat e korbat qe kemi sot.te gjith hajdut

    • Xoni: 19/02/2023 13:06

      Edhe me shume se Berisha. Vetem Nexhi vdiq pa asnje flori tek pularia

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Fakte SHOKUESE në Esencë-Report Tv