“Mbro dhe promovo”, ekspozitë fotografike në Pogradec për turizmin, natyrën dhe trashëgiminë kulturore

Me fotot më të mira përzgjedhur përmes konkursit “mbro e promovo’ në rrjetet sociale, u hap ekspozita më e fundit në Pogradec.

Të rinjtë fitues morën pjesë në këtë event me punët e tyre më të mira, kryesisht pamje nga natyra.

Të aktivizuar ishin shumë të rinj shkollash, dhe për drejtuesit vendorë në Pogradec, kjo është një mundësi e mirë për ti mbajtur ata të angazhuar.

 “Kjo ekspozitë jo vetëm duhet të mbështetet por edhe duhet të promovohet, në qytetin për vetë faktin se një nga fotot është vlerësuar me çmim. Ky projekt është i mirë jo vetëm që të rinjtë të njihen me vlerat kulturore por u jep edhe një shkak që të jenë pjesë e këtij konkursi”, tha nënkryetarja e Bashkisë, Entela Gusho.

Ndërsa për ideatoren e konkursit, Ilda Mara, ekspozita të tilla, aktivitete të tilla, largojnë të rinjtë nga keqpërdorimi i rrjeteve sociale.

 “Fokusi është promovimi i trashëgimisë kulturore shqiptare dhe nxitja e të rinjve që të kthejnë sytë nga identiteti edhe trashëgimia kulturore shqiptare. Një lloj promovimi, por këtë herë nga brezat e rinj”, u shpreh Mara.

Ekspozita fotografike përmban site turistike nga gjithë Shqipëria të shkrepura nga vetë të rinjtë dhe do të vazhdojë rrugëtimin e saj në qytete të ndryshme.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë