Mbrojtës kuqezi Gjimshiti: Asnjë
nënvlerësim në Lihtenshtejn

Mbrojtës kuqezi Gjimshiti: Asnjë<br />nënvlerësim në Lihtenshtejn
Nuk arriti të shkonte në Francë, por Berat Gjimshiti nuk u dorëzua. Qëndroi te Shqipëria dhe me forcë karakteri e paraqitjet në fushë tanimë e shohim si titullar në një nga pikat më të rëndësishme, qendrën e mbrojtjes e me shumë mundësi kështu do të jetë edhe ndaj Lihtenshtejnit, një sfidë që nis me obligimin për fitore, çka e bën më të vështirë nga sa mund të duket në letër.

“Është e vërtetë që në letër janë skuadra më e thjeshtë e grupit, por ndaj është e vështira sepse duhet të fitojmë dhe tani në futboll është e vështirë të fitosh ndaj çdo kundërshtari. Duhet me e respektu kundërshtarin, dhe kështu do të fitojmë”.

Gjimshiti ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Zvicër shumë pranë Lihtenshtejnit, dhe bashkë me përgjigjen se cfarë kurthi mund të paraqesë kjo skuadër ka gati dhe kurën për ta mposhtur.

“Mendoj se kanë një skuadër shumë kompakte, në mbrojtje janë shumë të fortë dhe presin gabimet e kundërshtarit për ta sulmuar. Mendoj se ndaj tyre duhet luajtur fort si ekip pasi ndryshe me individualitete nuk mendoj se mund të bëjmë dicka. rëndësi ka të krijojmë sa më shumë raste dhe të finalizojmë sa më shpejt”, theksoi Gjimshiti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë