Mbrojtësi Abidal nuk gjen paqe, do kryejë transplant të mëlçisë

Mbrojtësi Abidal nuk gjen paqe, do kryejë transplant të mëlçisë
Futbollisti Eric Abidal do t’i nënshtrohet transplantit të mëlçisë në javët e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur FC Barcelona nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtësi francez u diagnostikua me një tumor në mëlçi rreth një vit më parë. Lojtari u operua dhe u rikthye të luajë futboll 47 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale.

“Transplanti që do i nënshtrohet futbollisti ishte një mundësi e parashikuar edhe një vit më parë në fillim të trajtimit”, shpjegon klubi katalanas në komunikatë. Vetë Abidal, nëpërmjet klubit, ka shprehur dëshirën që të respektohet privatësia e tij.

Francezi në muajin janar ka zgjatur kontratën me skuadrën e Pep Guardiolës deri në 30 qershor të vitit 2013 me opsionin për vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2015 nëpërmjet rinovimeve automatike 1-vjeçare.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore