Mbrojtësi i Chapecoense që
shpëtoi lexoi biblën para tragjedisë

Mbrojtësi i Chapecoense që<br />shpëtoi lexoi biblën para tragjedisë
Një prej futbollistëve të Chapencoense i cili i i mbijetoi  aksidentit ajror ku humbën jetën 71 personave ishte duke lexuar biblën pak para momentit të rrëzimit të avionit.

Bibla u gjet në Mandellin, vendin ku ndodhin tragjedia dhe i përkiste mbrojtësit të skuadrës braziliane Helio Neto.

Ndërkohë që bibla iu dha gruas së futbollistit në të u vu re se mbrojtësit, i cili është duke luftuar ende në spital për jetën e tij kishte nënvizuar psalmin 63.

fotua e bibles
(Bibla e mbrojtësit Helio Neto, e gjetur në vendin e rrëzimit të avionit)

Psalmin 63 mendohet të ketë qenë i preferuari i mbrojtësi dhe flet për sigurinë që besimi na ofron dhe tekstualisht thotë: “Mendoj për ty gjatë orëve të natës. Sepse ti je ndihma ime dhe për këtë do të jem gjithmonë nën hijen e krahëve të tu, shpirti im do të të ndjek gjithmonë pasi dora jote më mban lart”.

Mbrojtësi Helio Neto iu është nënshtruar operacioneve në mushkri, kafkë, gju dhe duar si pasojë e dëmtimeve që kishte marrë nga rrëzimi i avionit britanik Avro RJ85 vetëm pak kilometra para se të mbërrinte në Mandellin.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas