Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti në merkato, në lojë futen kampionët

Mbrojtësi i Kombëtares Berat Gjimshiti në merkato, në lojë futen kampionët

Berat Gjimshiti

Milani është futur në garë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares Berat Gjimshitit, sipas utto Atalanta.

Kampionët e Italisë prej kohësh kanë hedhur sytë në mbrojtje për të plotësuar boshllëkun e lënë nga Alessio Romagnioli dhe 29-vjeçari shihet si i duhuri nga drejtuesit.

Pritet që shumë shpejt Maldini të paraqesë një ofertë për shqiptarin dhe zyrtarisht në merkato për Gjimshitin mund të zhvillohet një derbi për të siguruar shërbimet e tij.

Interi gjithashtu ka shprehur interesim për qendërmbrojtësin dhe futja në garë e Milanit mund të bëjë që interesimi të përkthehet në oferta konkrete nga dy klubet e Milanos.

Pas në garë nuk mbetet dhe Monza e Berlusconit, pasi edhe Galliani ka shprehur interes për ta transferuar futbollistin e kombëtares, por fjala e fundit për të ardhmen e Gjimshitit i takon trajnerit Gasperinit.

29-vjeçari që prej vitit 2018 është bashkuar me Atalantën dhe mbrojtësi ka qenë një nga pikat më të forta në ekip për trajnerin Gasperini. Shqiptari ka pasur një rol kryesor për Atalantën në sukseset e arritura në vitet e fundit dhe eksperienca në Seria A dhe Champions League ka bërë që të jetë një ndër më të kërkuarit në merkato. Në sezonin e fundit të Serie A, Gjimshiti zhvilloi 31 ndeshje dhe shënoi 1 gol.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja