Pas emergjencës së zjarreve të verës së 2025-ës, vendi po përballet me dëme të mëdha këtë fillim viti nga përmbytjet. Për t’ju përgjigjur emergjencave këtë vit fondet në dispozicion të institucioneve janë më shumë. Në buxhet janë parashikuar 10.5 miliardë lekë për të menaxhuar përmbytjet dhe për të garantuar mbrojtjen e infrastrukturës së kullimit.
Në buxhet janë parashikuar 5.7 miliardë lekë për Emergjencat Civile strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila përgjigjet për pasojat nga fenomenet natyrore, përmbytjet, zjarret apo tërmetet. Në raport me vitin 2025, fondet janë në rritje me rreth 1.7 miliardë lekë.
Veç këtyre fondeve Ministria e Bujqësisë ka fonde të dedikuara për Menaxhimin e infrastrukturës së kullimit dhe ujitjes, që shkojnë për investime në kanalet kulluese apo ujitëse si dhe në hidrovore kryesisht në aspektin bujqësor. Janë 3.6 miliardë lekë për këtë qëllim në buxhet, teksa paratë në dispozicion vitin e kaluar ishin 3.4 miliardë lekë.
Gjithashtu vetë bashkitë kanë fonde të dedikuara për ujitjen dhe kullimin që i marrin si transfertë nga buxheti i shtetit, që për këtë vit janë pak më shumë se 1.6 miliardë lekë, me rritje të lehtë në raport me vjet.
BUXHETI I BASHKIVE PËR UJITJEN-KULLIMIN
Viti 2025 1,078,729 mijë lekë
Viti 2026 1,165,587 mijë lekë
Rritja +86,858 mijë lekë
Bashkitë me buxhetin më të madh në dispozicion për ‘ujitjen dhe kullimin’ janë kryesisht ato bujqësore. Kryeson Fieri me 75.9 milionë lekë, ndjekur nga bashkia Lushnje me 61.9 milionë lekë dhe Korça me 59.6 milionë lekë. Korça është edhe një nga bashkitë më të prekura nga përmbytjet e këtyre ditëve.
Kurse bashkia më e dëmtuar nga përmbytjet deri më tani, Durrësi ka si transfertë për këtë vit 58.1 milionë lekë. Ndërsa Lezha, Kurbini, Pogradeci apo Gjirokastra që gjithashtu po përballen me dëme të konsiderueshme marrin si transfertë për ‘ujitjen dhe kullimin’ shuma më pak se 29 milionë lekë.
Komente








Gjate veres u dogjen mijera hektare pemë! Mos djeg pemet sepse mbajnë ujin , ndryshe do permbytemi ! Mbillni pisha ne kodra ose ullinj
Përgjigju