Mbrojtja Civile ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në vend, ku ka treguar vatrat më problematike në vend.

Nga të dhënat e Mbrojtjes Civile, situata më problematike paraqitet në Cikallesh të Kavajës, ku është angazhuar veç forcave zjarrfikëse, edhe avioni ‘Air Tractor’.

Ndërkohë problematike situata paraqitet edhe në vatrat e zjarrit në Dajt të Tiranës, Mallakastër dhe Kostren 2 të Beratit.

Nga ana tjetër, në Elbasan, në fshatrat Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës, vatrat janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi i Mbrojtjes Civile:

Informacion në lidhje me situatën e zjarreve në vend.

Dajt – Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 30 efektivë të MZSH-së, 10 punonjës të ADZM-së dhe 1 helikopter të Forcës Ajrore.

Çakallesh/Cikallesh (Kavajë) – Zjarri mbetet aktiv në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar forca të MZSH-së nga Kavaja, Rrogozhina dhe Vora, si dhe avioni “Air Tractor” për shkak të rrezikut për banesat.

Mallakastër (Riban–Ngraçan–Panahor) – Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri me forca të shumta të MZSH-së, Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë. Sipërfaqja e djegur vlerësohet rreth 180 hektarë pyll pishe.

Kostren 2 (Berat) – Vijon operacioni për shuarjen e zjarrit me 3 automjete zjarrfikëse dhe 20 efektivë të MZSH-së.

Në Elbasan (Shqiponjë, mali i Dardhës dhe Mjekës) vatrat janë nën kontroll ose të izoluara dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.


Lajmi kryesor:

Zjarret, 8 vatra aktive në vend! Në Cikallesh të Kavajës rrezikohen banesat, ndërhyet me avion! Në Mallakastër punohet me 2 helikopterë për shuarjen e flakëve (VIDEO)